Janë ulur infektimet dhe viktimat nga koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në vend. Kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 604 qytetarë, në këto bashki:
222 në Tiranë, 33 në Berat, 30 në Sarandë, 27 në Fier, 26 në Durrës, 25 në Lushnje, 24 në Vlorë, 23 në Gjirokastër, 21 në Shkodër, 12 në Elbasan, 11 në Krujë, 10 në Kuçovë, 9 në Kamëz, 8 në Mallakastër, nga 7 qytetarë në Peqin, Vorë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Poliçan, nga 5 qytetarë në Dropull, Delvinë, Divjakë, Kavajë, Kurbin, Korçë, nga 4 qytetarë në Mirditë, Mat, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Gramsh, nga 3 qytetarë në Prrenjas, Dimal, Shijak, Lezhë, Malësi e Madhe, nga 2 qytetarë në Kukës, Roskovec, Libohovë, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, nga 1 qytetar në Finiq, Konispol, Himarë, Bulqizë, Dibër, Tropojë, Has, Pukë.
Janë 10,636 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 124 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 71- 76 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1505 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 252,982 që nga fillimi i epidemisë.