Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1357 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 110 qytetarë në këto bashki: 36 në Tiranë, 8 në Fier, 6 në Përrenjas, 5 në Delvinë, Sarandë, 4 në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, 3 në Mirditë, Dropull, 2 në Kukës, Kamzë, Kavajë, Mallakastër, Memaliaj, Korçë, Berat, Elbasan, 1 në Shkodër, Lezhë, Krujë, Rroskovec, Lushnje, Divjakë, Selenicë, Konispol, Libohovë, Përmet, Maliq, Pogradec, Devoll, Dimal, Kuçovë, Librazhd.
Ndërkohë janë 1,594 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me Covid-19: një qytetar nga Korça 69- vjeç dhe një qytetar nga Elbasani 93-vjeç.
Janë shëruar 261 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,958 që nga fillimi i epidemisë.