Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar 2 mijë e 707 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.754.334 doza të vaksinës. Deri më sot 802.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 16.991 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Në total numri i rasteve aktive është 21.668.