Një efektiv policie në Drejtorinë e Policisë së Fierit ka humbur betejën me koronavirusin. Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Bujar Mema, i cili ishte infektuar me Covid-19 dy javë më parë.
Ai ka ndërruar jetë ditën e djeshme, pas komplikacioneve nga virusi i rrezikshëm. Ndarja para kohe e tij nga jeta nga virusi është një humbje e madhe për familjen dhe të afërmit. Bujari ishte baba i dy djemve.
Për kolegët e Drejtorisë së Policisë së Fierit, Bujari njihej për korrektësinë në detyrë dhe ishte i respektuar nga të gjithë.