“Corriere della Serra”: Fuqizimi i trafikantëve shqiptarë, lidhjet direkte me “narcot” e Amerikës së Jugut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Corriere della Serra”: Fuqizimi i trafikantëve shqiptarë, lidhjet direkte me “narcot” e Amerikës së Jugut

19:35 | 15/08/2019
në Kryesore
0

“Brexit apo jo, në pritje të zgjedhjes përfundimtare të Britanisë së Madhe, që gjithashtu do të revolucionarizojë modalitetet e hyrjes së të huajve në këtë vend, trafikantët e drogës kanë bërë lëvizje përpara.

Në mënyrë të veçantë ata shqiptarë, aftësia drejtuese e krimit prej tyre, e ardhur në rritje, është e qartë, jo më nga fjalët e analistëve, por nga arrestimet e policisë”.

Kështu e nis shkrimin e saj gazeta italiane Corriere della Serra në versionin online, me titull “Narkotrafikantët mes Brexit e Milanos. Vjedhje identiteti për drogën”.

Read more

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Shkrimi vijon duke përmendur arrestimin ditët e fundit, në aeroportin Nënë Tereza, ku “policia aeroportuale ndaloi nëntëmbëdhjetë shqiptarë dhe turq, që kishin prerë bileta për në Malpensa / Orio në Serio, dhe nga atje për t’u nisur përsëri me destinacionin Londër, aty ku tregu i kokainës, heroinës dhe marihuanës po pasuron një gjeneratë shqiptarësh.

Ndarja e udhëtimit me dy pjesë, i përgjigjet qëllimit të tyre për të përfituar pikërisht në këtë periudhë, nga mbipopullimi me udhëtarë në aeroportin e Malpensas dhe Orio al Serio për shkak të mbylljes së aeroportit të Linate, në Milano.

Sipas hetuesve italianë, planet e këtyre nëntëmbëdhjetë personave të kapur në Rinas, shumica shqiptarë, janë që në bashkëpunim me turqit, të shkojnë në mbështetje me grupet trafikante në periferi të Londrës.

Sipas Corriere della Serra, të dhënat në kartat e identitetit që paraqitën ky grup shqiptarësh dhe turqish, nuk ishin false, por nuk u përkisnin atyre.

Dokumentet që ata përdornin për të kaluar kufirin, rezultonin të vjedhura në zyrat e udhëtimeve, ose të blera në këmbim të parave, ose nga çantat e rrëmbyera.

“Aksioni shënon një pikë të fortë në favor të sistemit të sigurisë së qeverisë aktuale shqiptare, e shigjetuar shpesh nga kriza e fundit e politikës së brendshme dhe akuzat që nuk lufton trafikun e drogës, aq sa vëzhguesit e huaj e kanë përcaktuar Shqipërinë si një “narkoshtet”. Sigurisht që askush nuk e përjashton që, para se të ndalohej ky fenomen, të tjerë trafikantë të drogës kanë arritur për në Britaninë e Madhe. Por të paktën, të tjerë nuk do të përpiqen. Jo të paktën përmes kësaj rruge”, vijon shkrimi.

“Në Londër, krimi shqiptarë (i cili në përgjithësi ka një strukturë nga lart-poshtë, bazuar në grupe të shumta që shpesh kanë lidhje gjaku), ka dy karakterizime të dallueshme.

Bandat e të rinjve kanë zgjedhur zonat e Parsons Green, Barking dhe Dagenham dhe Kilburn si baza. “Hellbanianz” (me shkurtimin Hb), është një nga bandat më të habitshme, duke marrë parasysh shfaqjen e aktivitetit të saj përmes rrjeteve sociale që sigurojnë mijëra ndjekës.

Këta djem të mbushur me adrenalinë, të cilët në çdo rast trafikojnë sasi të vogla, janë parë me sy të keq nga “të mëdhenjtë”, të cilët mbajnë një profil të ulët dhe nuk shfaqen publikisht e në rrjetet sociale si këta të fundit, dhe që kanë lidhje të forta me bandat kalabriane.

Që nga vitet nëntëdhjetë, kur shqiptarët pushtuan rrugët e Milanos duke i mbushur ato me prostituta, deri sot, kur pushteti i tyre kriminal ka arritur në këtë pikë, ekziston një ndryshim i madh.

Aty ku shumë klane mbështeten tek ndërmjetësit, për të pasur më pak ngarkesa por me një rritje kostosh dhe rënie të pashmangshme të pastërtisë së drogës, një efekt anësor i copëzimit të zinxhirit të furnizimit, shqiptarët kanë filluar të merren direkt me trafikantët e Amerikës së Jugut. Kjo ju lejon të shkurtojnë shpenzimet dhe të kenë një verifikim të drejtpërdrejtë për cilësinë e mallit, të menjëhershëm.

/Përktheu: PANORAMA

Etiketa: drogaFuqizimi i trafikantëve shqiptarëgazeta italiane Corriere della Serralidhjet direkte me "narcot" e Amerikës së Jugut

Të Lidhura

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

nga 27
17:42 | 02/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë, që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik...

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

nga 27
15:56 | 02/06/2026
0

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Para
U dorëhoq nga detyra që s’e mori kurrë, po tani si do ta zgjedhim tjetrin?!

U dorëhoq nga detyra që s'e mori kurrë, po tani si do ta zgjedhim tjetrin?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

15:56 | 02/06/2026
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

15:28 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –
  • Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com