Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Copa America”, Mesi rrëfen makthin: Më goditi shumë shtyrja e këtij kompeticioni

Nga Klodiana 0

Lionel Mesi është tronditur së tepërmi nga pezullimi i kompeticioneve më të rëndësishme futbollistike për shkak të pandemisë që gjunjëzoi globin. Në një prononcim të dhënë së fundmi, ylli argjentinas, ka deklaruar se e priste me padurim “Copa America”-n dhe vendimi pë shtyrjen e saj e goditi psikologjikisht “pleshtin”. Sipas numrit 10 të Barcelonës, situate kaotike ishte paralajmëruar, por askush nuk i mendonte të tilla pasojat.

“Jam i sigurt se asnjë prej nesh nuk e mendonte se diçka e tillë do të ndodhte. Disa njerëz kishin paralajmëruar botën për përhapjen e ndonjë pandemie, por nuk e kisha imagjinuar se do të kishte këtë ndikim që po tregon. Një impakt shumë i madh, që po ndikon në të gjithë botën. Shtyrja e “Copa America” ishte një zhgënjim i madh, por sigurisht që duhej të ndodhte në këtë situatë. Ishte gjëja e arsyeshme për të bërë. “Copa America” do të ishte një rast i madh për mua këtë vit, isha jashtëzakonisht i ngazëllyer për të garuar përsëri aty.

Më goditi shumë lajmi, kur mësova se do të shtyhej, por e mirëkuptova plotësisht vendimin. Ne nuk mund të merremi me atë që lamë pas këtë vit. Është më mirë të shikojmë të ardhmen, për t’u rikthyer në rutinën e përditshme të stërvitjes, për të parë shokët e skuadrës, për të luajtur ndeshjet e para. Jam i sigurt që do të jetë e çuditshme në fillim, por jam shumë i etur për të filluar përsëri ndeshjet.

MESI ARGJENTINA

Po flitet për përfundimin e sezonit pa spektatorë, gjë që sjell një tërësi sfidash. Përgatitja në grup është e njëjtë si për çdo ndeshje tjetër, por individualisht secili lojtar duhet ta vizualizojë veten duke luajtur pa tifozë. Kjo gjë është shumë e çuditshme. Është normale që kampionati të rifillojë në këtë mënyrë, pas gjithçkaje që kemi kaluar. Me gjithçka që po ndodh në botë, është krejtësisht e kuptueshme.

Kur të fillojmë të luajmë përsëri, do të jetë si nga e para. Ne do të kemi ca kohë për t’u përgatitur para se të fillojë kampionati, shpresojmë të rikthehen lojtarët kryesorë në ekipin tonë, që u lënduan. Teknikisht do të vazhdojë të jetë i njëjti sezon, por unë mendoj se çdo ekip dhe lojtar do ta përjetojë ndryshe. Edhe pse nuk luajmë ndeshje prej më shumë se dy muajsh, jam përpjekur të stërvitem çdo ditë. Padyshim që është shumë larg nga stërvitja me ekipin, por e pranojmë si normë të re me të cilën duhet të jetojmë. Kjo është arsyeja pse do të na duhen ca kohë për t’u përgatitur, para se të garojmë përsëri”, u shpreh vecc të tjerash Mesi. /Panoramasport

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej