Çmimi i karburantit/ PD nxjerr dokumentin: Ja si gënjeu Rama – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmimi i karburantit/ PD nxjerr dokumentin: Ja si gënjeu Rama

14:57 | 14/07/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se gënjeu kur tha se nuk do të ketë rritje të çmimit të karburantit.

Në një deklaratë për mediat, Spaho tha se  Edi Rama po rrit sërish çmimin e karburantit, duke zhvatur miliona euro të tjera nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës.

Deklarata e plotë:

Read more

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Edi Rama po rrit sërish çmimin e karburantit, duke zhvatur miliona euro të tjera nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës.

Edi Rama ka vendosur të vjedhë shqiptarët duke krijuar një agjenci shtetërore, e cila do të blejë, menaxhojë dhe tregtojë një sasi të caktuar rezerve karburanti në rast krize.

Ai dhe ministrja e tij e Financave gënjyen paturpësisht, kur thanë se nuk ka rritje të re të çmimit të karburanteve. Por Ministrja e Energjisë Belinda Balluku, e nxjerr në shesh këtë gënjeshtër të Edi Ramës me shpjegimet ligjore që ka çuar në Kuvend.

Në fund të shpjegimit të ligjit që rrit çmimin e karburanteve për të mbajtur me para Agjencinë e Edi Ramës, thuhet qartë se “kostot mund të ndikojnë në çmimin e konsumatorit fundor”.

Dokumenti që gjendet në faqen zyrtare të Parlamentit është prova nga vetë qeveria se ky vendim i Edi Ramës zhvat shqiptarët dhe i varfëron akoma më shumë.

Aktualisht, Shqipëria e ka të rregulluar shumë mirë rezervën e sigurisë së karburanteve, pa kosto të tjera shtesë mbi qytetarët. Këtë gjë e bëjnë kompanitë private prej 20 vjetësh me një praktikë të konsoliduar ligjore. Kjo e bën krijimin e agjencisë së propozuar prej Edi Ramës një vendim puro hajdutëror, që rrit çmimin e karburantit dhe hap rrugën për një tjetër koncesion për klientët e Edi Ramës.

Shqipëria është vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë, pasi Edi Rama vendosi 4 vjet më parë edhe taksën e qarkullimit 270 lekë për litër. Kjo ndërhyrje e re e qeverisë për të rritur sërish çmimin nëpërmjet një takse tjetër është goditje direkte për qytetarët, 31 përqind e të cilëve nuk mbyllin dot muajin dhe nuk ushqejne dot plotësisht fëmijët.

Ky është një nga ato vendime për të cilat Departamenti amerikan i Shtetit e cilësoi për herë te parë Shqipërinë si vendin me qeverinë më të korruptuar në Ballkan.

Ajo që na duhet është të largojmë këtë bandë hajdutësh që po thellon çdo ditë e më shumë krizën.

Duke larguar këtë qeveri që punon kundër interesit të qytetarëve shqiotarë, ne do t’i hapim rrugë, me zgjedhje të lira e të ndershme, një qeverie që punon për qytetarët.

Partia Demokratike e ka gati planin për rimëkëmbjen emergjente të vendit!

Ne do të anullojmë që ditën tonë të parë në qeverisje taksën Rama mbi karburantet. Ne do ta ulim me 300 lekë më pak çmimin për çdo litër naftë!

Prioriteti ynë absolut është ekonomia e shqiptarëve, mirëqenia e shqiptarëve, jo pasurimi i kryeministrit, ministrave dhe disa biznesmenëve pranë tyre!

Prandaj, ne jemi të vendosur të shkojmë përpara me betejën tonë për zgjedhje të lira e të ndershme, për të patur një qeveri normale, që respekton parimet dhe standardet më të mira europiane për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Etiketa: Çmimi i karburantitEdmond SpahoKryeministri Edi RamaNënkryetari i PD-së

Të Lidhura

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

nga 27
23:37 | 04/06/2026
0

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan ka miratuar këtë të enjte kandidaturën e Gjeneralit Eric Wendt si ambasadorin...

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

nga 27
21:29 | 04/06/2026
0

Liverpool i ka dhënë zgjidhje çështjes së trajnerit. The Reds, pas largimit të Slot, kanë firmosur kontratë për dy vite...

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

nga 27
20:57 | 04/06/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=k3EZnctVhy0 Këtë vit Ujësjellësi i Durrësit vjen me lajme të mira, pasi parashikon që, përmes një investimi rreth 650 mijë...

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

nga 27
20:55 | 04/06/2026
0

Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka...

Para
Po kalonte rrugën, makina përplas të moshuarin, rëndë në spital

Po kalonte rrugën, makina përplas të moshuarin, rëndë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

23:37 | 04/06/2026
Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

21:29 | 04/06/2026
Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

20:57 | 04/06/2026
Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

20:55 | 04/06/2026
Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

20:13 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –
  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –
  • Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –
  • Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –
  • Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –
  • Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –
  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com