Dy të rinj britanikë kanë kaluar një natë të tërë në tualetin e stadiumit “Old Trafford” për të ndjekur ditën tjetër ndeshjen e futbollit mes Manchester United dhe Arsenalit.
Ata shkuan në tualetin e stadiumit dhe kanë qëndruar aty për orë të tëra, duke mos u vënë re nga asnjë prej rojeve të sigurisë së stadiumit. Gjatë kësaj kohe, të rinjtë realizuan foto dhe video nga aventura e tyre, duke mos u vënë re nga asnjë prej rojeve të sigurisë së stadiumit.
Të shtunën ata ngjiten në shkallët e stadiumit, duke shijuar edhe disa momente nga ndeshja derisa u zbuluan nga siguria dhe më pas u nxorën nga stadiumi.