Avokatët e qeverisë shqiptare rrëzojnë akuzuat epublikuara në media ndaj kryetarit të Kuvendit
Studio ligjore që mbrojti qeverinë shqiptare në arbitrazh për çështjen CEZ-DIA, ka rrëzuar akuzat se kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ishte përfshirë në aferën korruptive të kompanisë DIA. Kompania “Clifford Chance” i ka shkruar një letër sqaruese ministrit të energjitikës, Damian Gjiknuri dhe administratorit të OSHEE-së, Ardian Çela, ku sqaron me detaje akuzat duke i cilësuar ato produkt i përpjekjes së oponentëve të OSHEE-së për të krijuar konfuzion. Sipas kompanisë në fjalë, nuk ka asnjë fakt qe e lidh Ilir Metën në aferën korruptive të administratorëve të kompanisë DIA.
“Clifford Chance” konfirmon se për të arritur në këtë përfundim, janë marrë në analizë fakte, supozime e dyshime të ndryshme por nuk është konstatuar ansjë lidhje afere korruptive ku mund të jetë përfshirë Ilir Meta. “Clifford Chance” deklaron gjithashtu se përpjekjet e oponentëve të OSHEE-së për të krijuar konfuzion, përfunduan me seancën e 15 dhjetorit ( ku komapnia DIA u tërhoq nga arbitrazhi me qeverinë shqiptare).
Dy muaj më parë, rrjeti mediatik BIRN, publikoi një artikull ku hidhshin dyshime se kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ishte përfshirë në aferën korruptive të kompanisë DIA.