Cinizmi “i ligjshem” i Prof. Plasarit! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cinizmi “i ligjshem” i Prof. Plasarit!

09:55 | 15/04/2016
në Opinion
0

Nga Gjergj Meta

Lexova shkrimin e profesor Aurel Plasarit me titull “Mendime për historinë e feve si lëndë mësimore” në gazetën Panorama të ditës së djeshme 13 prill 2016. Më shumë se sa sygjerime për një lëndë feje në shkollat publike të arsimit parauniversitar në Shqipëri, më ngjau me një “shfryerje modeste” të profesorit rreth atyre që duket se për të janë “të fshehta apo tabu’”, që fetë (në shumicë ishin argumenta që kishin të bënin me krishtërimin katolik) nuk duan t’i prekin.

Të them të drejtën, përsa i përket anës time, një shkrim i tillë, o është naivitet akademik (çka sigurisht nuk është rasti i profesor Plasarit), ose një shkrim cinik dhe cytës. Lidhur me këtë të fundit ka një të vërtetë të madhe në shkrimin e profesorit, e cila del në pah midis rreshtave dhe nga një lexim i kujdesshëm. Ai njeh mirë mendësinë shqiptare të institucioneve fetare në Shqipëri, sepse njeh mirë trajtat antropologjike të shqiptarëve, sidomos në ngjyrimet e tyre reaguese. Dhe për këtë profesor i dashur: Chapeau!

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Profesori nga ana tjetër e di mirë se temat që ai ka trajtuar (në formë pyetje) nuk janë më tabu’ në Universitetet apo shkollat europiane, qofshin ato teologjike e qofshin ato laike, të administruara nga Kisha katolike ose jo. Profesor Plasari e di mirë se marrëdhëniet ndërmjet paganizmit dhe krishtërimit, në terren religjioz apo mendimi filozofik, çështja e “Donacionit të Kostandinit”, përgjegjësia e ndarjes së Kishave, etj., nuk janë tema që nuk mund preken apo të trajtohen vetëm nga një këndvështrim edhe brenda historiografisë kishtare. Një studjues si profesor Plasari e di mirë se ku godet. Dhe sigurisht nuk janë argumentat shqetesimi kryesor i profesorit, por reagimi ndaj tyre.

Nga njëra anë më vjen keq (për religjionet) që është kështu, d.m.th. që në Shqipëri ende nuk jemi çliruar nga tabu’-të dhe kemi mbetur peng e një mënyre të të bërit e të të menduarit të gjërave reaguese dhe apologjetike e nga ana tjetër lexuesi mediokër dhe i painformuar i rreshtave të profesor Plasarit sigurisht që pështjellohet nga shtrirja e bukur dhe elegante që profesori u bën pyetjeve të tij, të cilat kanë brenda edhe përgjigjet dhe kjo është pjesa tjetër e cinizmit të profesorit. E patjetër që tonet antiklerikaliste, të hedhura aty-këtu në shkrim, i bëjnë mirë si doza melhemi atyre të përhershmëve antifetarë që vazhdojnë logjikën ateisto-militante të komunizmit apo të revolucionit francez, bijë e të cilit është edhe Observatori laik i Parisit, që është edhe “kumbari” i këtij projekti pilot të qeverisë.

Megjithatë dua të them së fundmi se në Institutin Filozofiko-Teologjik të Shkodrës, ku unë edhe jap mësim si docent i të Drejtës kanonike, tema të tilla jo vetëm nuk janë tabu’, por përkundrazi, nëse studentët e mi nuk do t’i njihnin dhe nuk do të kishin aftësinë t’i shihnin edhe në këndvështrime të ndryshme, do të kishin problem me mua dhe me profesorë të tjerë. Këtë nuk e them për t’u mbrojtur, por nëse dikush ka dëshirë të verifikojë është i mirëseardhur.

Ky është një “reagim” sqarues, dhe aspak polemizues, më shumë për veten time se sa për ata që lexojnë.

Etiketa: Aurel Plasaridom Gjergj Metafeja ne shkollaGjergj Metamesimi fetar ne shkolla

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Greg Rama nën shoqërinë e një vajze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com