CIA amerikane operacione kundër Shqipërisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

CIA amerikane operacione kundër Shqipërisë

21:39 | 07/03/2017
në Uncategorized
0
FILE - In this March 3, 2005 file photo, a workman slides a dustmop over the floor at the Central Intelligence Agency headquarters in Langley, Va. Senate investigators have delivered a damning indictment of CIA interrogation practices after the 9/11 attacks, accusing the agency of inflicting pain and suffering on prisoners with tactics that went well beyond legal limits. The torture report released Tuesday by the Senate Intelligence Committee says the CIA deceived the nation with its insistence that the harsh interrogation tactics had saved lives. It says those claims are unsubstantiated by the CIA's own records. (AP Photo/J. Scott Applewhite)

FILE - In this March 3, 2005 file photo, a workman slides a dustmop over the floor at the Central Intelligence Agency headquarters in Langley, Va. Senate investigators have delivered a damning indictment of CIA interrogation practices after the 9/11 attacks, accusing the agency of inflicting pain and suffering on prisoners with tactics that went well beyond legal limits. The torture report released Tuesday by the Senate Intelligence Committee says the CIA deceived the nation with its insistence that the harsh interrogation tactics had saved lives. It says those claims are unsubstantiated by the CIA's own records. (AP Photo/J. Scott Applewhite)

Nga Arben Llalla

Gjatë viteve 1949-1950 CIA amerikane parashikonte operacionet e veta nga Italia dhe Greqia për të rrëzuar pushtetin komunist të drejtuar nga Enver Hoxha. CIA mblidhte informacione se sa njerëz mund të angazhoheshin jashtë dhe brenda Shqipërisë për operacionet e saj. Në vitin 1948-1949 CIA bëri përpjekje në tre operacione për të hedhur agjentë dhe furnizime për grupet që ishin në Shqipëri për rrëzimin e pushtetit komunist.

Lënda: Operacionet e inteligjencës kundër Shqipërisë nga ana e Italisë dhe Greqisë

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Për momentin dega e huaj P. është e angazhuar në dy operacione të inteligjencës të drejtuara kundër Shqipërisë dhe do të ngarkojë një operacion të tretë gjatë qershorit, detajet për të cilët janë dhënë më poshtë.

Plani I

Operacioni i përbashkët me Inteligjencën detare italiane për infiltrimin e ekipeve të inteligjencës në Shqipëri përmes rrugës ajrore. Ky organizimi fillimisht u qas nga inteligjenca detare italiane në pranverë të vitit 1948 me një propozim për nisjen e operacioneve të përbashkëta në Shqipëri. Në qershor të vitit 1948, pajtimi final iu dha një urëdhri zyrtar OSO për një operacion të tillë. Ky urdhër zyrtar përfshinte sigurimin e një fluturakeje С-47 që do të përdorej për zbarkimin ajror të personelit dhe furnizimeve dhe financave. Një oficer rasti i inteligjencës detare italiane dhe një oficer rasti OSO punuan së bashku për zhvillimin e këtij operacioni.

Një fluturake С-47 u sigurua më tetor të vitit 1948 dhe furnizimet për operacionin u siguruan në Gjermani dhe Zvicër. Komunikacionet W/T u lidhën në një stacion bazë në Itali.

Pesë anëtarët e ekipit u rekrutuan nga kampet DP në Itali dhe Greqi, me përjashtim të një individi, transportimi i të cilit nga Gjermania u krye nga OSO. Agjentët e dërguar në Shqipëri do të krijojnë lidhje me lëvizjet lokale të rezistencës, liderët e të cilëve lëvizje janë identifikuar në dy memorandumet e dërguara OPC-së me datë 18 janar dhe 15 mars të vitit 1949 (kopjet e këtyre janë të bashkëngjitura). Të gjithë individët janë kontrolluar në dokumentet e OSO për informata nënçmuese. Shqiptarët e përfshirë janë përzgjedhur për shkak të lidhjeve të tyre familjare dhe njohjen e tyre të rajoneve të Elbasanit dhe Mirditës në Shqipërinë Qendrore, në të cilët më herët është raportuar se ekzistojnë grupe të rezistencës. Në ekipet e përzgjedhura janë inkuadruar edhe myslimanë, edhe katolikë. Udhëheqësi shqiptar në Itali, i cili ka punuar me Marinën italiane dhe OSO-n për nisjen e këtij operacioni është Ismail Verlaci.

Qëllimi i menjëhershëm i këtij plani është infiltrimi i ekipeve të agjentëve përmes rrugës ajrore, të pajisur me kompletet W/T, për të vendosur kontakt me grupet e themeluara të rezistencës për grumbullim të inteligjencës. Ekipet fillestare të W/T ishin urdhëruar të mbikëqyrin situatën lokale, të vendosin një bazë komunikimesh dhe të sistemojnë pranimin e vazhdueshëm të furnizimeve dhe personelit siç është paraparë.

Objektiva specifike të inteligjencës u përcaktuan nga Uashingtoni, përfshi edhe informatat e dëshiruara për grupet e rezistencës, kushtet e brendshme politike, instalimet e ndryshme mbrojtëse dhe urdhri për betejë.

Ky plan hyri në fazën e tij operative më 15 shkurt të vitit 1949, kur katër agjentë në dy ekipe me W/T komunikime të veçanta u zbarkuan nën kushte të mrekullueshme në një pikë në qarkun e Serrishtit, në rajonin shqiptar të Mirditës. U zbarkuan agjentët në vijim:

Ekipi i parë – Alush Lleshanaku, Xhevdet Blloshmi

Ekipi i dytë – Ndue Gjonmarkaj, Ndue Mëlyshi

Shyqyri Biçaku dhe Kolë Çuni që përbënin një ekip përcjellës, po mbahen në rezervë, për shkak të shëndetit të dobët.

Ende nuk është vendosur radio kontakt me dy ekipet e para. Një fluturim zbulues është realizuar mbi Shqipëri nën kushte optimale të motit në natën e 12 prillit, por nuk janë vërejtur sinjale tokësore në zonën, ku ata duhej të ishin në përputhje me planin e para-aranzhuar.

Plani II

Më 24 prill, Ismail Verlaci pranoi një telegram komercial nga Kosturi i Greqisë, të nënshkruar nga Lleshanaku, në të cilin thuhej se ai dhe Bloshmi kanë arritur të sigurtë në Kostur. Më 28 prill ai ka pranuar një telegram, në të cilin thuhej se këta dy individë kanë arritur në Athinë. (e shlyer) U janë dhënë instruksione t’i kontaktojnë këta individë menjëherë për informim.

Një plan plotësisht i veçantë për momentin është duke u vendosur në Itali dhe pritet të hyjë në fazën e tij operative në qershor. Për momentin këta agjentë, të cilët me gjasë do të zbarkohen përmes rrugës ajrore, me sa duket nuk posedojnë potencial për rezistencë apo propagandë. Nëse në të ardhmen do të zhvillohen potenciale të tilla, OPC do të informohet.

Plani III

Ky operacion, i cili u miratua më 1 mars të vitit 1949, përfshin shfrytëzimin e personelit nga KEVA, organizata më e madhe e grekëve refugjatë nga Shqipëria e Jugut (e njohur si Epiri i Veriut), me qëllim të grumbullimit të inteligjencës. Agjentë për këtë operacion janë Stefanos Venakides, sekretari i organizatës KEVA, një i punësuar tjetër në Bankën Kombëtare të Greqisë, dhe Nikolaos PAGOS, një mjek dhe zëvendëskryetar i organizatës KEVA. Këto dy individë janë angazhuar për një kohë të gjatë për të futur agjentë në Shqipërinë Jugore. Ata raportojnë për një numër prej 18 agjentësh aktivë brenda dhe afër qyteteve shqiptare të Gjirokastrës, Leskovikut, Përmetit, Vlorës, Goricës dhe Himarës. Për momentin ka 15 korrierë në dispozicion për kalime përtej kufirit. Një listë prej 27 agjentësh dhe korrierësh të njohur të organizatës KEVA me vendndodhjet dhe profesionet e tyre gjendet në shtojcë të këtij dokumenti. Organizata KEVA, siç është theksuar në memorandumin tonë të datës 18 janar, ka funksione të gjera që përfshijnë aktivitete për ndihmë (aktivitete humanitare) dhe rezistencë në Shqipëri. Raportohet që kjo organizatë ka një anëtarësi aktive prej 5.000 personash në Greqi dhe 2.300 në Shqipërinë Jugore.

Lista e emrave të agjentëve grekë

Qëllimet e këtij operacioni përfshijnë grumbullimin e inteligjencës për organizatat e rezistencës në Shqipërinë e Jugut dhe programet dhe planet e tyre, të dhënave për instalimet dhe ndërtimet në porte, në aeroporte nivelin dhe natyrën e ndihmës shqiptare për rebelët grekë dhe rendin e betejës. Korrierët do të dërgohen anembanë kufirit shqiptar për të filluar organizimin e rrjetit të agjentëve brenda Shqipërisë për arritjen e këtyre qëllimeve. Të gjithë agjentët e njohur, agjentët potencialë dhe korrierët janë kontrolluar në dosjet OSO për informata denigruese.

Ky operacion tani është duke u ngritur. Selia për momentin është në Athinë, por planifikohet të themelohet një bazë e avancuar operative në Janinë. Pritet që ekipet e para të korrierëve, të cilat operojnë nën drejtimin dhe kontrollin tonë të dërgohen brenda gjashtë javëve të ardhshme. Pesë telegrafistë për momentin gjenden në trajnim në Greqi. Komunikimet e telegrafisë do të themelohen sapo të jetë e mundur në një stacion në Greqi. Ndërkohë është pranuar një numër i vogël i raporteve me vlerë, të cilat rezultojnë nga aktivitetet e dy zyrtarëve grekë të organizatës KEVA, të identifikuar më lartë. Pritet që produktiviteti i dobishëm i këtij operacioni do të rritet në mënyrë të konsiderueshme, kur të ndjehet drejtimi dhe mbështetja jonë.

Etiketa: Alush Lleshanakuarben llallaCIAIsmail VerlaciKolë ÇuniNdue GjonmarkajNdue MëlyshiShyqyri BiçakuXhevdet Blloshmi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Besnikëria e Dash’ Tahirit ndaj idealit të Dules

Besnikëria e Dash' Tahirit ndaj idealit të Dules

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com