Nga Giovanni Sartori
Në fillimet e Revolucionit Francez Marati i shkruante Dëmulenit: “Ç’i hyn në punë liria politike atij që nuk ka bukë? Ajo u shërben vetëm teoricienëve dhe politikanëve ambiciozë.”
Pyetja ishte serioze, por përgjigjia e pasaktë. Dëmuleni do ta zbulonte në kurriz të vet, kur e gijotinuan. Që liria nuk jep bukë, është e vërtetë. Që nuk interesohet për ata që janë të uritur është thuajse po aq e vërtetë (jo plotësisht, sepse, të paktën, liria lejon të kërkohet bukë). Po, nëse buka është gjithçka për atë që s’e ka, bëhet hiç sapo sigurohet. Nuk jetohet – më falni për këtë thënie të rëndomtë – vetëm me bukë.