Zhgënjen përsëri skuadra e Chelseat. Në sfidën e ditës së shtunë, blutë e mbyllën 1-1 derbin, e zhvilluar në “London Stadium”, përballë West Hamit.
Dy golat e ndeshjes u realizuan në pjesën e parë. Joao Felix zhbllokoi takimin në minutën e 16’ pas asistit të bukur të Enzo Fernandez. Sulmuesi portugez tundi rrjetën kundërshtare dhe festoi golin e parë me skuadrën e re.
Megjithatë “The Hammers” rikthyen baraspeshën 12 minuta më vonë. Emerson Palmieri ndëshkoi ish-skuadrën e tij pas krosimit të Jarrod Bowen. Ky ishte goli i parë me West Ham për lojtarin e kombëtares italiane.
Vendasit shënuan sërish në minutën e 82’ me anë të Tomas Soucek, por VAR-i e anuloi për pozicion të parregullt të kapitenit Rice. Në fund barazim 1-1. Chelsea mbetet shumë larg zonës Champions, ndërsa skuadra e Moyes ndodhet dy pikë sipër zonës së ftohtë.