Çfarë do të thotë kjo për një “alvanos” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë do të thotë kjo për një “alvanos”

11:48 | 25/11/2016
në Opinion
0

Nga Ornela Çuçi

“Shqipëria është Europë, Greqia është Ballkan”. Një frazë e shkruar jo nga një shqiptar që mund të akuzohej për ndjenia nacionaliste anti-greke, por e shkruar nga Kristos Raptis, një gazetar me reputacion në shtetin fqinj. Raptis e bën këtë konstatim duke marrë shkas nga intervista e kryeministrit shqiptar Edi Rama në televizionin SKAI në Athinë, ku ai hapur siç nuk e kishte bërë asnjë politikan i lartë shqiptar më parë, preku një nga çështjet më të ndjeshme mes dy vendeve, mënyrën se si janë trajtuar shqiptarët në Greqi gjatë këtyre 25 viteve. Atyre që u është dashur nga halli, të punojnë e jetojnë atje.

Ndërsa Rama u nxori grekëve nga skutat e ndërgjegjes së tyre ballkanase ndjenjat anti-shqiptare iu tregoi atyre se shqiptarët nuk ishin si shumë prej tyre; shqiptarët nuk i kishin detyruar grekët të ndryshonin emrin dhe fenë për të pasur një jetesë normale në Shqipëri.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

“Ne (grekët) jemi të mbërthyer nga stereotipet, psikozat dhe irredentizmi i nën-ndërgjegjes së vjetëruar dhe të paaftë të politikës dhe kërkojmë pretekste për grindjet dhe dinakëritë në vend që të marrim shembull nga dëshira për prosperitet dhe progres që përshkon fqinjët tanë”, shkruan Raptis.

Ishte kjo arsyeja se pse intervista e Ramës ka një domethënie për të gjithë shqiptarët që kanë jetuar ose jetojnë aktualisht në Greqi.

Unë jam një ndër ta. Kam kaluar fëmijërinë dhe adoleshencën time në këtë vend, ku kostoja e vendimit për të mos ndryshuar emrin më ka rënduar shumë me racizëm dhe fyerje. Vetëm kush e ka provuar, e di, sa e vështirë ka qenë për ne, fëmijët “alvanos”, t’ia dilnim pa mohuar emrin, vendlindjen, gjuhën, identitetin, vetë veten tonë.

Në ditën time të parë të shkollës në Greqi, kur sapo kishim shkuar si emigrantë në ‘97-ën e mbrapshtë, një zyshë më shoqëroi në klasën e caktuar, duke më prezantuar si e vetmja shqiptare në shkollë. M’u caktua banka, dhe në klasë filluan menjëherë lëvizjet. Banka e tretë e rreshtit të tretë ishte për mua. Bosh! Një bankë para meje bosh. Një bankë pas meje po bosh. Të gjithë nxënësit rrinin tre veta në një bankë. Pëshpërisnin të gjithë duke parë nga unë, por nuk kuptoja asnjë fjalë. Dikush fshiu hundët dhe pecetën e hodhi në bankën time. Deri në fund të shkollës, isha gjithnjë e papërfshirë askund, isha shqiptarja, e ndryshmja, një qytetare e dorës së dytë në atë vend.

Një vend i mahnitshëm, i cili flet në çdo rrugë me histori e kulturë, një vend që ka pritur qindra e mijëra emigrantë, në të cilin mentaliteti i një pjese njerëzish nuk pasqyron prejardhjen e tyre aspak. Sigurisht që jo të gjithë grekët janë njësoj, janë kaq të shumtë miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi në atë vend, por përherë më ka dhembur kjo kohë e jetës sime, të cilën e ndiej edhe sot kur kaloj në kufi si turiste, e ndiej në supermarket, e më dhemb kur fëmijët e mi pëshpërisin shqip kur gjyshi i çon në parkun e lojrave “se do të na kuptojnë që jemi shqiptarë”.

“Nuk e imagjinojmë dot këtu që t’i themi dikujt se je nga pakica greke që të jetë sportist dhe të jetë në ekipin tonë kombëtar të ndërrojë emrin”, tha kryeministri. Asnjëherë më parë prindërve të mi që jetojnë ende në Greqi, nuk iu qe dridhur zëri nga emocioni për politikën shqiptare, teksa përshkruanin reagimet e shqiptarëve të tjerë emigrantë në pallat, në autobus, në punë, pas kësaj interviste. Asnjëherë më parë ata nuk patën folë me kaq krenari për një zyrtar të shtetit amë, sa të nesërmen e intervistës të kryeministrit tonë tek SKAI.

Shumë zëra në Shqipëri i konsideruan deklarata si të rrezikshme për faktin se ka 25 vjet tanimë që debatet me shtetin grek janë bërë nisur nga pozita inferiore, dhe të trajtohesh, apo të paktën të pretendosh të trajtohesh si i barabartë me fqinjët e tu, nuk do të thotë të vësh në rrezik marrëdhëniet dypalëshe, por të mbrosh dinjitetin e një kombi, dinjitet të cilin e ka për detyrë ta mbrojë çdo kryeministër i Shqipërisë. Edhe në qoftë se këto deklara të kryeministrit të vendit tim, janë bërë thjesht për motive politike apo për efekt votash, aspak nuk më intereson. Ajo që më intereson është efekti që patën këto deklarata në mbarë opinionin publik grek.

Bashkëqytetarët e mi grekë, tashmë janë të sigurt se ne shqiptarët jemi qytetarë europianë, jo thjesht ballkanas, dhe si të tillë duhet të bashkëjetojmë me të drejta të barabarta brenda Bashkimit Europian.

Etiketa: alvanosboshÇeshtja çameedi ramaOrnela Çuçipakica grekepozita inferioreSKAI

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Takimi me fermerë në Durrës/ Rama: Fond garancie për kredi të buta për fermerët

Peqin/ Rama: Gjykatat dhe PD-ja po pengojnë reformën në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com