Historiani Arben Llalla ka publikuar dy foto të fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX të fiksuara në ishullin e Kretës. Ky është një nga ishujt më interesantë të Greqisë, ku vendasit kanë kodet e nderit (kanunin) të ngjashëm me malësorët e Shqipërisë. Autoritetet greke kanë kryer masakra, genocid dhe shpërngulje për ta vënë në autoritetin e Athinës këtë ishull.
Ja shënimi i shkurtër për këto dy foto nga historiani Llalla:
Shqiptarët janë të vetmit që njihen se mbajnë plisin e bardhë në kokë. Në këto dy foto kemi njerëz me plisin e bardhë që e mbajnë shqiptarët nga Çamëria. Foto i përkasin viteve 1890-1904, në Kretë të Greqisë, e cila në atë periudhë i përkiste francezëve.