Çfarë nuk di Ambasadori Lu! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë nuk di Ambasadori Lu!

20:16 | 02/10/2017
në Opinion
0

Nga Blendi Fevziu

Ambasadori i SHBA në Tiranë ka folur sot sërish direkt dhe ashpër për një problem që po mban pezull vëmendjen publike për më shumë se dy javë. Ai i është referuar krimit të organizuar dhe fuqizimit që ky i fundit ka marrë këto vite për shumë arsye, por ajo më kryesorja, tolerimi prej politikës ose lidhjet e saj me të!

Lu ka deklaruar se në vend veprojnë më shumë se 20 grupe kriminale dhe katër klane kryesore. Ai ka shtuar se trafiku i drogës drejtohet edhe nga burgjet dhe ka bërë edhe një herë përgjegjëse drejtësinë për shumë nga problemet që ndodhin në këtë vend. Lu ka të drejtë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Por, Lu nuk e di që revanshi i krimit në vend nuk është i ngjashëm me atë të krimit në shumë vende të botës.

Lu, për shembull, nuk e di që shumë prej mediave të rëndësishme në vend nuk dhanë asnjë sekuencë nga videoja e Elbasanit; asnjë lajm alternativ për të, por u mjaftuan me deklaratën e policisë. Nuk e di që shumë prej emisioneve të rëndësishme as nuk e kanë zënë me gojë krimin dhe kërcënimin që vjen prej tij.

Lu nuk e di që për më shumë se dy javë të gjeje gazetarë që vijnë në studio për të folur për krimin e organizuar, në Tiranë apo Vlorë, Shkodër apo Elbasan, ishtë një ndërmarrje shumë e vështirë. Përgjigja ishte e thjeshtë: kemi frikë!

Lu nuk e di se ka media të tëra që ushqehen me paratë që vijnë nga trafiku i kanabisit dhe gjithë paratë e paligjshme në këtë vend.

Lu e di, se nuk di që paratë kriminale po bashkohen në shumë sipërmarrje me paratë e biznesmenëve legalë dhe korrektë si pasojë e ndikimit të politikës!

Lu nuk e di, që krimi në Shqipëri nuk është i fshehur si në çdo vend të botës, por është në vitrinë. Mjafton të shkosh në ndonjë nga klubet e natës dhe lokalet e luksit për të parë paradën e bandave që harxhojnë milionat e paligjshme legalisht dhe me arrogancë ndaj atyre që jetojnë me punën e ndershme. Mjafton të dalësh në rrugët e Bllokut për të parë sfilatën e makinave prej 250 mijë eurosh apo makinave të blinduara për ta kuptuar se ku jeton!

Lu nuk e di, për shembull, që thuajse një vit e gjysmë më parë, kur nën presionin e mediave policia ndërmori një aksion antidrogë në lokalet e natës në Tiranë dhe bllokoi disa prej tyre, thuajse çereku i deputetëve të Kuvendit i dërguan mesazhe pakënaqësie Ministrit të Brendshëm dhe shefave të policisë.

Lu nuk ka si ta di. Por Lu, foli, sepse për gjithë këtë që po ndodhte nuk po fliste askush. Asnjë reagim. Nuk po fliste as qeveria e thuajse nuk foli as opozita (Hiq postimet e Berishës në fcb). Nuk po fliste as Ministri i Brendshëm, që për hir të së vërtetës gjithë këto kohë kam besuar se do të sillte një ndryshim në situatën e krimit në vend. Por qenkam gabuar!

Ka dy shpjegime për këtë heshtje:

Ose politika është e lidhur me krimin dhe nuk e lufton dot atë!

Ose Qeveria ka frikë prej tij!

Shpjegim tjetër s’ka!

Lu foli dhe kam shumë shpresë se e folura e tij do lëvizë diçka. 13 vjet e gjysmë më parë, kur Shqipëria ishte në të njëjtën situatë kritike, një tjetër ambasador amerikan, Xhejms Xhefri mbajti një fjalim tejet të ashpër në Tiranë. Ai ju drejtua kriminelëve me thirrjen: “Baronë të drogës, ju njohim, e dimë ku jeni dhe do t’ju luftojmë!”

Deklarata e Xhefrit ndryshoi thellësisht situatën në vend. Sot, shpresoj që deklarata e Lu-së të ketë një efekt edhe më të thellë. Sepse, nëse politika shqiptare duket se ka kapitulluar, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë ende mund të ngjallin shpresë…

/opinion.al/

Etiketa: blendi fevziuÇfarë nuk di Ambasadori Lu!Donald Luklubet e natëstrafiku i kanabisitXhejms Xhefri

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
FMN: Ekonomia shqiptare po forcohet, por kujdes TVSH-në

FMN: Ekonomia shqiptare po forcohet, por kujdes TVSH-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com