Çfarë krenarie, kur na tall nga i pari i qeverisë e deri tek polici i sportelit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë krenarie, kur na tall nga i pari i qeverisë e deri tek polici i sportelit

14:02 | 31/08/2017
në Uncategorized
0

Nga Dritan Hila

Sot nuk ka mbetur portal pa marrë një status timin i cili në fakt është përshtatje e një spektakli të shoumenit amerikan George Carlin i cili tallet me qënien e vet amerikane, ndërsa unë me qënien time shqiptare.

Secili nga portalet në stilin e tyre , kanë aluduar për atdheshitje, dikush për gjyshsharje e dikush tjetër si paladin të pamundësisë të jetoj në qeverinë e Edi Ramës.
Në fakt nuk është asnjëra ose me thënë më mira pak nga të gjitha.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Më kanë ardhur në majë të hundës tiradat patriotike të qeverive (e të gjitha qeverive pa përjashtim). Një herë duke folur për albanofobinë, një herë si vit i Skënderbeut e deri tek torta e pavarësisë. Asnjëra nga këto nuk më bën të jem krenar kur paraqes pasaportën time në sportelet e policive të botës; as i mahnis të tjerët me historinë time që jam shqiptar, sepse nuk dinë ku të më gjejnë në hartë; as më qasin me ndonjë personazh të shquar, pasi Nënë Terezën dhe Ferid Muratin i dinë për maqedonas.

Po, Skënderbeu është një personazh që na lidh i krijuar nga rilindasit si ngjizës i një kombi pa shumë gjëra të shkruara, por është përdorur kaq shumë nga Zogu, Hoxha, Berisha dhe së fundmi Rama duke dashur edhe t’i ngjasojnë, por që mua nuk më ndihmon fare në jetën e përditshme.

Nuk jam aq idiot sa të besoj se jam pasardhës i ilirëve apo arbërve. Natyrisht që mendoj se kemi ca përqindje nga gjaku i tyre, por ata nuk ishin kombe dhe në një vend ku kanë kaluar me qindra pushtues stacionarë dhe ushtri kalimtare apo popullsi barbare, ashtu si në gjithë planetin fiset e rracat janë kryqëzuar, ashtu edhe këtu kemi pasur miximet e rastit.

Kam lexuar Francisko Villar, që është inioeuropeisti më i madh i kohëve tona që thotë se “shqiptarët duhet të jenë pasardhës të ilirëve pavarësisht se nuk ka asnjë fakt por llogjika të çon në këtë pikë”, por as i hyj klithmave ekzaltuese e as atyre nihiliste dhe mbi të gjitha nuk e vendos veten krahas tij si autoritet shkencor. Ashtu sikurse nuk jam aq idiot sa të besoj se populluesit e Ballkanit Perëndimor që sot quhen shqiptarë, janë ilirë 100%, apo grekët e sotëm pasardhës të helenëve.

Kam lexuar “Skënderbeun” e Aurel Plasarit por nuk i kam hyrë nën fustan mamasë së Gjergjit pasi mendoj se ai më shumë se personazh është një mit për të cilin kemi nevojë.

Por nuk mendoj se jemi 100% pasardhës të arbërve. Mjafton të kujtosh zbrazjen që pësoi Arbëria pas pushtimit otoman dhe nuk ke më iluzione. Por nuk do debatoja kurrë me Plasarin. Meqë ra fjala në Shqipërinë e mesme ka shumë ngjasime me turqit e sotëm ndërsa skraparllinjtë dhe mallakastriotët ngjanë më shumë me bullgarë sesa me mua që kam origjinën ngjitur me ta. E megjithatë janë shqiptarë.

Nuk mendoj që jetoj në vendin më të bukur në botë. Përkundrazi, duke qenë ndër kombet e fundit të krijuara në Evropë, na lanë tokat më të ashpra ose të pashëndetshme. Tjetër pastaj që më vonë i kemi urbanizuar dhe bonifikuar. Mjaft të mendosh që ultësira perëndimore ka qenë kënetë, e kupton çfarë shëmtie ka qenë ky vend para 100 vjetësh.

Jam aq i kënduar sa të di që kombi është një nocion i 300 vjetëve të fundit, i krijuar pikërisht për të garantuar territorin, ekonominë dhe jetën e një grupi njerëzish. Herë është ngjizës ngjyra, herë gjuha e herë territori e shumë e shumë faktorë të tjerë.
Është një nocion i kohëve moderne pikërisht për të siguruar kohezionin e shoqërive dhe mirëqënien e tyre, pa përjashtuar se ata që e krijojnë janë një grup filozofësh, ushtarakësh dhe pasanikësh që më shumë e bëjnë për interesin e tyre. Këtë bënë edhe rilindasit tanë. Respekt për ta.

Nejse është një teori e gjatë të cilën nuk mund ta shtjellojë një njeri sado ekspert dhe erudit të jetë, jo më unë që ndihem modest. Ajo që ka rëndësi tek ne, përpara se t’i futemi mitizimeve apo historive me shqiptarizëm, është të sigurohet mirëqenia për këta njerëz që quhen shqiptarë, t’iu mundësohet jetesa këtu, të respektohen nga shteti i tyre dhe kur është e pamundur të ndihmohen. Janë shumë faktorë që duhet të plotësohen përpara se të them “krenar që jam shqiptar”. Se kur thotë George Carlin “çfarë dreqin është kjo krenar të jesh amerikan, kur qenia amerikan është vetëm një aksident seksual”, i cili banon në kombin më të begatë që hap luftë për jetën e shtetasve të tij, çfarë mund të themi ne, kur na tall nga i pari i qeverisë e deri tek polici i sportelit në kufi.

Unë nuk kam vendosur të iki dhe as më vjen turp që jam shqiptar. Natyrisht do më pëlqente të kisha lindur amerikan, por meqë nuk ndodhi, dua të jap një dorë që ta bëj këtë hise toke që më ra për fat, ku lindën dhe u varrosën gjyshërit e mi dhe im atë, të begatë dhe të jetueshme për vete dhe time bijë, që njerëzia mos ikin nga sytë këmbët, që të kenë një shëndetësi normale kur sëmuren, që mos dridhen për vendin e punës sa herë ndërron pushteti, etj, etj gjëra fare normale në botën e civilizuar. Kaq. Asgjë më shumë.

/dritare.net/

Etiketa: AmerikëatdheDritan Hilakrenarikreu i qeverisepolictall

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tiranë, burri vret me armë gruan në makinë te zona e “Xhamllikut”

Tiranë, burri vret me armë gruan në makinë te zona e "Xhamllikut"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com