Çfarë kërkon Zoti prej nesh në këto momente? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë kërkon Zoti prej nesh në këto momente?

21:06 | 15/10/2020
në Kryesore
0

Nga dom Gjergj Meta

Të dashur miq,

Po ndaj me ju disa reflektime me shpresën se po i flas zemrës së secilit prej jush.

Read more

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Ne që jemi besimtarë në Zotin, dhe e shohim praninë dhe veprimin e tij si pjesë të pandashme të ekzistencës tonë, natyrisht ngremë shumë pyetje që na vënë përpara sfidave.

Në këto momente çfarë kërkon Zoti prej nesh? Çfarë kërkon ai prej bashkësisë së besimtarëve, pra Kishës së tij? Po ne çfarë i kërkojmë Atij e cila është gjëja e duhur për të kërkuar në lutjet tona?

Nuk mund ta anashkalojmë asesi faktin se Hyji është i pranishëm në jetën tonë e sidomos në këto momente kaq delikate për njerëzimin.

Nga shumë anë përjetohet ankth dhe frikë për diçka të panjohur. Vende-vende ka konfuzion dhe një lloj nervoziteti për sjellje të reja që na duhet të mësojmë apo që jemi të detyruar të ndjekim, megjithëse kufizojnë stilin e jetës së deritanishme. U bëne disa muaj që po ecim si nëpër gaca të ndezura pa ditur se kur do të mbarojë. Më të brishtët midis nesh kërkojnë një mbështetje, sepse ndihen si të humbur.

Çdo sektor i jetës po mundohet të gjejë disa përgjigje. Ekonomia, kultura, biznesi, politika, industritë, arsimi, e kështu me rradhë, po mundohen t’i bëjnë ballë situatës pandemike në shumë mënyra.

Po Kisha, besimi, religjioni çfarë roli mund të kenë në këtë situatë?

Kur të gjithë kërkojnë të “shpëtojnë” nga kjo flamë, dikush shëndetin, dikush biznesin, dikush arritjet shkollore, të tjerë interesat e tyre, natyrshëm lind edhe pyetja për një shpëtim tjetër: atë të kuptimit të jetës pas një tragjedie, pas një sëmundje të rëndë, pas një falimentimi, pas një humbje pune, pas humbjes së një njeriu të dashur etj.

Janë këto të fundit pyetje që të bëjnë të ngresh sytë “lart” e të kërkosh një rrugë shpëtimi. Ky është rasti kur edhe kjo situatë merr kuptimin e një kërkimi më të thellë rreth të Përtejmes. Nuk janë pyetje që i bëhen një biznesmeni, as një mjeku, as një shkrimtari apo një politikani. Madje janë pyetje që edhe për një njeri si unë që është klerik, e merret me “punët” e Zotit, hasin shpesh në murin e misterit e të pamundësisë për të dhënë përgjigje. Rrugëtimi këtu bëhet pashmangshmërisht personal. Pyetjet kthehen në një dialog të brendshëm dhe intim më Zotin. Është Ai që bëhet bashkëbiseduesi i privilegjuar e që nëpërmjet Fjalës së tij na përgjigjet, ose na len mundësinë të notojmë në detin e pyetjeve tona edhe kur nuk kanë përgjigje.

Shpesh përgjigjet nuk vijnë në një mënyrë skolastike, si në një auditor universiteti, por janë në formën e ngushëllimit të zemrës, të ndriçimit që na hap horizontin e jetës, të pranive provanore të shumë personave që na duan e me të cilët shkëmbejmë dashurinë dhe përkujdesjen.

Kisha, si bashkësi njerëzish që kanë ngulur shpresën e tyre në Hyjin që aq fort e deshi botën sa na dha Birin e tij Jezu Krishtin, mund të jetë një hapësirë ku ky ngushëllim i zemrës, ndriçim dhe prani provanore përjetohet.

Kështu Kisha bëhet ai vend i mbushur me praninë e Hyjit, sikur barka e dishepujve të Jezusit, ku njerëzit mund të gjejnë paqen edhe në mes të stuhisë që i frikëson. Paqe që vjen nga prania e Tij dhe nga Fjala me të cilën ai bën të pushojë stuhia e të kthehet qetësia.

Mbrëmje të paqtë!

Etiketa: Dom GjergjiPandemiaZoti

Të Lidhura

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

nga 27
23:31 | 16/03/2026
0

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Para
4 ditë i humbur/ Gjenden në Mavrovë rrobat dhe makina e Ermal Ngucajt

4 ditë i humbur/ Gjenden në Mavrovë rrobat dhe makina e Ermal Ngucajt

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com