“Çfarë ka Kosova për t’i dhënë Serbisë në dialog?”, Osmani: Dëgjoni rrëfimet e familjeve të viktimave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Çfarë ka Kosova për t’i dhënë Serbisë në dialog?”, Osmani: Dëgjoni rrëfimet e familjeve të viktimave

15:10 | 20/11/2020
në Kryesore
0

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për jetët e humbura gjatë luftës së me Serbinë.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Osmani shprehet se mbi 13 mijë civilë janë vrarë nga Serbia gjatë luftës në Kosovë, shumë prej të cilëve ishin fëmijë.

Ajo shton se Kosova nuk ka tashmë asgjë për të dhënë në dialogun me Serbinë, duke shtuar se nuk do të ndalet asnjëherë duke thënë të vërtetën.

Read more

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake –

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë –

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës –

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje –

Statusi:

“E vërteta prej të cilës nuk lodhemi kurrë!

Mbi 13 mijë civilë janë vrarë nga Serbia në luftën e fundit në Kosovë, shumë prej të cilëve ishin fëmijë. Mbi 13 mijë njerëz sot nuk janë, në mënyrë që ne të kemi më shumë zë, në mënyrë që lirshëm të mund ta ngrisim atë zë.

Përtej detyrimit politik, si përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve është mbi të gjitha obligim njerëzor e human që këtë zë ta ngrisim për viktimat dhe familjet e tyre. Çdo ditë, në çdo vend e para cilësdo palë.

Sepse e vërteta e Kosovës, është e vërtetë e dhimbjes, sakrificës, humbjes së më të dashurve, e vërtetë e nënave që humbën fëmijët, e vërtetë e fëmijëve që mbetën pa prindër, e vërtetë e familjarëve që panë tmerrin me sy, e shpëtuan pikërisht për të treguar këtë tmerr, siç thoshte edhe At Zef Pllumi: “Rrno për me tregue”.

Në varrezat masive në Serbi, u gjetën pjesë të trupave të civilëve, shumica prej të cilëve gra (përfshirë gra shtatzëna) e fëmijë, u gjetën lodra, receta barnash, rroba fëmijësh, e gjësende të tjera të njerëzve tanë, të pafajshëm, të cilët u vranë në mënyrat më mizore vetëm pse ishin shqiptarë.

Gjetja e mbetjeve mortore në një lokacion në Rashkë të Serbisë, disa ditë më parë, rikthen vëmendjen te 1643 personat e pagjetur, për të cilët ende familjet presin në ankth dhe për të cilat nuk ka informacion as shteti i Kosovës. Serbia kërkon që të shtyhet zhvarrosja e tyre, sepse dëshiron të vazhdojë të fshehë krimin. Fshehja e fakteve është krim në vete, ndaj çfarëdo vonese në këtë plan, është krim i dyfishtë.

Veprimet gjenocidale të Serbisë në Kosovë ende nuk kanë marrë përgjigje. Pranimi i fajit, kërkim falja dhe vendosja e drejtësisë janë tri parakushtet për stabilitet, fqinjësi të mirë dhe paqe të qëndrueshme!

Prandaj secili njeri racional në Kosovë, kurrë nuk duhet të lodhet së treguari të vërtetën e së ngrituri zërin për njerëzit që humbëm si rezultat i politikave gjenocidale të Serbisë. Ne nuk jemi lodhur e nuk do të lodhemi kurrë së dëgjuari familjet e viktimave, sepse ata e tregojnë të vërtetën e Kosovës.

Mirëpo jemi lodhur nga politikanë të papërgjegjshëm, të cilët tregojnë mosdurim ndaj së vërtetës e ndaj familjeve të viktimave, ndërkaq tolerancë ndaj politikave mohuese të Serbisë!

Për të gjithë ata që pyesin “Çfarë ka Kosova për t’i dhënë Serbisë si kompromis në dialog”, përgjigja jonë, njëzëri, duhet të jetë: Dëgjoni rrëfimet e familjeve të viktimave. Kosova nuk ka asgjë tjetër për të dhënë.

Kosova ka dhënë më të shtrenjtit e saj… Ka dhënë fëmijët e saj. Kjo është e vërteta të cilën nuk do të lodhemi asnjëherë duke e treguar!

Etiketa: SerbiUshtruesja e detyrës së presidentit të KosovësVjosa Osmani

Të Lidhura

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake –

nga 27
23:29 | 17/03/2026
0

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë –

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë –

nga 27
23:23 | 17/03/2026
0

Nata e së martës solli spektakël të plotë në fazën e 1/8-tës së finales së Champions League. Katër ndeshje të...

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës –

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës –

nga 27
23:13 | 17/03/2026
0

Reali i Madridit mbylli llogaritë e kualifikimit me Manchester City me një fitore 1-2, ndërkohë që ndeshjen e parë e...

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje –

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje –

nga 27
23:05 | 17/03/2026
0

Paris Saint-Germain, që kishte fituar ndeshjen e parë 5-2, nuk pati mëshirë për Chelsean as në sfidën e kthimit, teksa...

Para
COVID-19 i merr jetën mjekut Shaqir Shehu

COVID-19 i merr jetën mjekut Shaqir Shehu

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake –

23:29 | 17/03/2026
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë –

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë –

23:23 | 17/03/2026
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës –

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës –

23:13 | 17/03/2026
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje –

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje –

23:05 | 17/03/2026
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt bë Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë –

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt bë Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë –

22:25 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake –
  • Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë –
  • Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës –
  • PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje –
  • Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt bë Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë –
  • Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake –
  • Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com