Çfarë është Çadra e Bashës në thelb? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë është Çadra e Bashës në thelb?

09:05 | 02/05/2017
në Opinion
0

Nga Mustafa Nano

Kam shtatë gjëra që dua të them lidhur me protestën e Bashës. Dhe një post scriptum. Po i marr me radhë:

1. Protesta e Bashës nuk është e Bashës. Protesta e Bashës është e Berishës, s’ka gjë se këtë të fundit askush nuk e zë ngojësh, dhe një dreq e di se pse. Ai është bërë the elephant on the room si për Majlinda Bregun, Jozefina Topallin, Eduard Selamin, të cilët e nxorën më në fund dje zërin e mekur, ashtu edhe për gjithë masën e komentatorëve politikë të vendit. Të gjithë përmendin çdo gjë që ka të bëjë me këtë protestë, por jo faktin që Basha është një pupac i shkretë e asgjë më shumë, e që fijet në këtë lojë i tërheq Berisha qysh në krye të herës. Ishte domethënëse ajo që ndodhi ditën e vizitës në Tiranë të McAllister-it e Fleckenstein-it. Basha u pa të linte në mes bisedimet me ta dhe e mbajti frymën te zyra e ustait, prej nga doli pas 90 minutash. Dhe pasi doli, shkoi për të mbajtur litaninë e radhës në çadër e për të thënë në stilin e ustait: “Negociatat dështuan; ishte Edi Rama ai që bëri të dështojnë”.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

2. Protesta e Bashës (kërkoj mirëkuptimin tuaj që ta quaj deri në fund “të Bashës”) ngrihet mbi një kauzë që veç e Bashës nuk është. Të kuptohemi, beteja për zgjedhje të rregullta është një betejë e pambyllur në Shqipëri, ajo duhet bërë, por kjo nuk është betejë e tij. Ai e ka humbur të drejtën për ta bërë këtë betejë qysh nga momenti që pranoi të dilte fitues i bashkisë së Tiranës pas një gare të trukuar haptazi në tavolinë.

Protesta ngrihet gjithashtu mbi një premtim a zotim. “Do të themelojmë republikën e re!”, thotë ai. Edhe ky zotim nuk ka kuptim i dalë nga goja e Bashës. Ai ka qenë ministër i Brendshëm më 21 Janar, kur në bulevard u vranë katër vetë e kur bandat e policisë së tij qëllonin me grushte, me shkelma e tërhiqnin zvarrë këdo që u dilte përpara në shkallët e kullave binjake (jam dëshmitar okular i këtyre skenave), dhe mjafton të dish këtë që t’i thuash: “Ik pirdhu me republikën tënde të re!”

Shkurt, karakteristika e dytë e protestës është që ajo është e tëra e ngritur mbi kauza të rreme.

3. Karakteristika e tretë e protestës është në fakt thelbi i saj. Kjo protestë bëhet për të bllokuar Reformën në Drejtësi. Do kishte kuptim të thuhej troç prej Bashës që po, është e vërtetë, unë dua ta bllokoj këtë reformë, pasi ajo synon ta çojë të gjithë sistemin e drejtësisë në duart e Ramës, por ai e ka fshehur synimin për të sabotuar reformën. Përkundrazi, ai ka thënë se PD-ja e do reformën. Mirëpo mbeti zbuluar përballë kërkesës që i erdhi nga jashtë e nga brenda vendit, nga jashtë e nga brenda koalicionit (Dashamir Shehi), nga jashtë e nga brenda partisë (Eduard Selami) për t’i hapur rrugë reformës para se të të ngrinte çadrën. Fakti që zëra të tillë i injoroi, flet vetë: meraku i tij nuk janë zgjedhjet e lira e të ndershme, por kjo reformë.

4. Protesta e Bashës u mendua qysh në krye të herës e formës ultimative, a thua se kish për synim jo krijimin e kushteve për zgjedhje free and fair, por gjetjen e një alibie për mospjesëmarrjen në këto zgjedhje. Thënë ndryshe, protesta, ashtu si u mendua, synonte jo ta bënte të mundur një zgjidhje, por ta bënte të pamundur atë. “Unë nuk futem në zgjedhje, nëse nuk më sillni në tepsi kokën e Edi Ramës”, thoshte Basha pas çdo lëshimi apo tërheqjeje që bëhej nga pala tjetër. Dhe kështu erdhi puna që të gjithë zunë t’i shohin zgjedhjet pa opozitën si të vetmen zgjidhje. Dhe më e bukura është se në këtë histori është Basha ai që duket i lumtur. E kemi parë çdo ditë dhe na ka lënë përshtypjen se i ka mbushur mendjen vetes që, me inteligjencën e vet, na i ka futur këmbët në një këpucë të gjithëve. Duket sikur na thotë: “Nuk keni ku shkoni; unë ju kam në dorë; unë kam në dorë që vendit t’i vë zjarrin; dhe për ta shmangur këtë katastrofë që ju pret, ka vetëm një rrugë: të ma jepni pushtetin në tryezë”. Përfytyroni për një moment sikur të ishte e vërtetë që Basha të na kishte në dorë. Është përtej komikes të të ketë në dorë një si ai. Të vjen të marrësh një urë zjarri vetë në dorë e t’i vësh zjarrin vendit tënd përpara se ta bëjë Basha. Mirëpo, nuk është nevoja. Basha nuk di të bëjë gjë prej gjëje në këtë botë e jo më t’i vërë zjarrin vendit. Ah, e vetmja gjë që të di të bëjë është të ngjitet turravrap, kur ia kërkojnë, në katin e katërmbëdhjetë të ndërtesës para RTSH-së.

5. Gjëja e pestë që karakterizon protestën është që ajo nuk është e PD-së. Vendimin për ta ngritur çadrën në bulevard e ka marrë ai që e ka marrë dhe gjatë gjithë kësaj kohe nuk është mbledhur asnjë forum për të diskutuar se ç’do të bëhet. Kemi dëgjuar vetëm Bashën që të flasë në çadër. Dhe ustain, kuptohet. Të tjerë nuk janë ndier. Të tjerëve nuk iu është marrë asnjë mendim. Madje, edhe në momentin që McAllister e Fleckenstein erdhën me një paketë zgjidhjeje që ishte e tëra në favor të PD-së, kjo paketë nuk u shtrua për diskutim në asnjë forum. Me shumë gjasë, nuk është se kjo do ndryshonte ndonjë gjë, pasi edhe Eduard Selami, Majlinda Bregu e Jozefina Topalli nuk do bëzanin në atë moment, por kjo do bënte që, të paktën formalisht, kostoja politike e Çadrës t’i faturohej gjithë Partisë.

6. Kjo protestë u radikalizua në synimet e veta, dhe për këtë u kërkua edhe një konsensus ndërkombëtar. Basha mori rrugët e botës për të gjetur pak mbështetje. Çfarë nuk bëri për t’i fituar zemrën qoftë edhe një njeriu dosido të skuadrës së Trumpit (lëri të tjerat, por organizoi një ceremoni edhe idiotike, edhe të turpshme në Kamzë, ku iu dha emri “Trump” një rruge), por rezultati ishte indiferenca. Në vend të konsensusit erdhën vetëm kritika e distancime. Edhe një politikan i djathtë si Joseph Daul, të cilin Berisha e ka pasur në thes, njësoj siç ka vetë Bashën, citohej dje (nga Majlinda Bregu) të kish thënë: “na vjen keq; kështu si po e bëni, nuk ju ndihmojmë dot”. Dhe kjo përbën karakteristikën e gjashtë të protestës: ajo e futi PD në një collision course edhe me grupimin e partive të veta.

7. Karakteristika e shtatë e protestës – dhe kjo lidhet me Bashën vetë – është që bojkoti i zgjedhjeve do të shërbejë si një alibi për humbjen e pritshme në zgjedhje. Ai e ka kuptuar se e vetmja mënyrë për të mos humbur në zgjedhje është të mos marrë pjesë në to. Nëse futet në zgjedhje dhe i humbet ato, siç do të ndodhte gjithsesi (pasi shqiptarët nuk janë çmendur të sjellin sërish në pushtet partinë e Berishës), ai nuk mund të rrijë më në krye të partisë. Berisha e bëri kryetar ashtu si e bëri, por nuk mund ta mbajë kryetar me pahir. Do kishte dashur ta mbante pa fund në krye të PD-së, sepse kështu garanton që e ka atë parti të vetën, por edhe atij vetë po i bien fuqitë. Dhe kështu, Basha gjeti “shpëtim” te ideja e çmendur e bojkotit të zgjedhjeve.

Post scriptum: Të gjithë ne, qysh nga fillimi, kemi përcjellë idenë se zgjedhjet pa opozitën janë pa kuptim, e prandaj janë një opsion i pamendueshëm. Dhe mirë kemi bërë. Por, tani është koha që të heqim dorë nga këto poza “demokratike”, pasi Basha ka dalë zbuluar me planet e tij, pasi kemi parë që ai është futur në çadër me objektivin e vetëm për të mos dalë prej saj, është koha të themi që zgjedhjet pa opozitën nuk janë ndonjë hata, që ato mund të bëhen, që ato duhet të bëhen. Do të ishte një hata, nëse do të ishim në rrethanat që opozitës nuk do t’i njihej e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje. Por, nuk është e tillë në rrethanat që opozita vetë refuzon të marrë pjesë.

/mapo.al/

Etiketa: collision courseDavid MCallisterfree and fairKnut FleckensteinMustafa NanoPost ScriptumpupacRepublika e Rethe elephant on the room

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kandidati i PDIU-së në Kukës, Fatos Hoxha: Do përfaqësoj demokratët në Kuvend

Kandidati i PDIU-së në Kukës, Fatos Hoxha: Do përfaqësoj demokratët në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com