Çfarë e shkakton osteoartrozën? Mjekja tregon simptomat e para dhe si mund të parandalohet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë e shkakton osteoartrozën? Mjekja tregon simptomat e para dhe si mund të parandalohet

11:18 | 27/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Mjekja reumatologe, Laerta Kakariqi Pepa ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për sëmundjen e osteoartrozës, simptomat që ajo shfaq dhe risqet që sjell. Ajo tha se kjo sëmundje fillon mbi moshën 40 vjeç, e cila nuk mund të shërohet por mund të ngadalësohet progresi.

“Këto ndryshime ne i quajmë dhe “thinjat” e kockave. Është e pamundur ta ndalësh si proces, por mund të ngadalësohet dhe nëpërmjet mjekimeve përkatëse përmirësohet cilësia e jetës. Faktorët e riskut janë mosha mbi të 40-at, trashëgimia, një ndër komponetët kryesorë që ndikon dhe obeziteti. Shfaqet shumë më shpesh dhe në formë më të rënë tek personat që janë në mbipeshë trupore. Sidomos artroza e gjunjve dhe e kyçeve që mbajnë të gjithë peshën trupore. Tjetër ndikon seksi, është lehtësisht shumë më e shprehur tek femrat në krahasim me meshkujt. Një tjetër faktor është dhe mënyra e jetesës, cilësia e jetës, punët, lagështia, pesha. Punët e rënda, sforcimi fizik ndikon në agravimin e situatës dhe në progresin më të shpejtë të këtyre ndryshimeve në strukturën kockore.”, tha mjekja.

Mjekja tha se simptomat e para që shkakton sëmundja janë dhimbja dhe deformimi kockor në zonat e dukshme. Ajo shtoi gjithashtu se një tjetër shenjë është edhe kufizimi i lëvizjeve pasi me kalimin e kohës fillon dhe bëhet gjithmonë dhe më e vështirë.

Read more

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

“Simptomat janë në rradhë të parë dhimbja, e cila është karakteristikë e tipit mekanik, që do të thotë se rëndohet dhimbja me aktivitetin fizik dhe ka një farë lehtësimi në pushim. Por kjo është e formave fillestare sepse kur është artrozë e formave të avancuara dhimbja është gjatë gjithë kohës. Tjetër shenjë është kufizimi i lëvizjeve lëvizshmëria e artikulacioneve dhe e gjithë sistemit kocokor në total fillon dhe bëhet gjithmonë dhe më e vështirë. Hapja dhe mbyllja e duarve, lëvizjet e gishtave, mbajtja e peshave qofshin dhe minimaliste, lëvizja e kolonës vertebrale, përkulja ose drejtimi bëhet gjithmonë e më tepër sfidë. Ka kufizim të lëvizjes dhe dhimbje në këto lëvizje.” , shtoi mjekja.

Sipas mjekes, një tjetër faktor i rëndësishëm është dhe koha, pasi në vendet ku lagështia është e theksuar simptomat janë më të theksuara. Ndër të tjera, ajo theksoi rëndësinë e suplementeve, për të cilat tha se nuk kanë efekte anësore dhe se mund të përdoren për një periudhë disa vjeçare, duke shtuar më tej se e rëndësishme është që mikroelementet si kalciumi, magnezi dhe vitamina D duhet të maten paraprakisht për shkak se mund të sjellin dëme të tjera në organizëm. Përsa i përket kurës për të trajtuar këtë sëmundje, mjekja tha:

“Në radhë të parë janë barnat anti inflamatorë, në momentin që mbivendoset një proces inflamacioni tek kyçet. Kjo ndodh shpesh dhe është e dukshme edhe me sy, nëse kyçi është i skuqur dhe me i enjtur atëjerë ka një proces inflamacioni kështu që duhen përdorur barna në tilla. nga këta ne kemi dy familje madhore: antisteroid dhe steroid të cilit sipas rastit mjekur gjykon sesi mund ta bëjë kombinimin tek pacienti. Janë barnat anagjezikë, janë barna të mirëfilltë kundër dhimbjes që kombinohen. Janë dhe suplementet, mund të kombinohet një antiinflamator me një dozë të mirë anagjeziku siç është paracetamoli ose glukozaminë dhe bëhet një skemë e mirë e kombinuar që mund të përdoret për një periudhë të caktuar kohore. Tjetër mënyrë trajtimi është dhe injektimi intraartikular drejtpërdrejt në kyçin e prekur, dhe mund të injektohet si acidi hiarulonik brenda i cili bën rolin e mbushësit ashtu edhe bari antiinflamator. Në pacientët në të cilët situata është më e rënduar, mund të merren në konsideratë ndërhyrjet me artroskopi, që nëpërmjet mikrokirugjisë ndërhyhet drejtpërdrejt në artikulacionin e prekur.”, tha ndër të tjera mjekja. /abcnews.al/

Etiketa: “ABC-ja e mëngjesit”Laerta Kakariqi PepaMjekja reumatologesëmundja e osteoartrozëssimptomat

Të Lidhura

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

nga 27
11:28 | 04/02/2026
0

Përshkallëzohet situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës, ku për të tretën ditë me radhë banorët po protestojnë kundër ndërtimit të...

Nesër do jemi para SPAK-ut –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

nga 27
11:20 | 04/02/2026
0

Përshkallëzohet situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës, ku për të tretën ditë me radhë banorët po protestojnë kundër ndërtimit të...

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

nga 27
11:04 | 04/02/2026
0

Skuadra e Trabzonspor ka fituar me shifrat 3 – 0 ndaj Fethiyespor, raundi i 3-të në Kupën e Turqisë. Protagonist...

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

nga 27
10:40 | 04/02/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë të PD-së, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Para
Trajnerët në Shqipëri… sipas humorit të presidentëve

Gjykata e Tiranës dënon me burg Klodian Duron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

11:28 | 04/02/2026
Nesër do jemi para SPAK-ut –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

11:20 | 04/02/2026
Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

11:04 | 04/02/2026
Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

10:40 | 04/02/2026
Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

10:12 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –
  • Nesër do jemi para SPAK-ut –
  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –
  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –
  • Nesër do jemi para SPAK-ut –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com