“Çështja Xhafer Deva” na tregoi se titistët dhe enveristët janë nji – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Çështja Xhafer Deva” na tregoi se titistët dhe enveristët janë nji

17:00 | 09/02/2022
në Kryesore
0

Read more

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Nga Ilir Seci
Lajmi për restaurimin e shpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë i ka ba me dalë haptas dy kategori krijesash në hapësinën shqiptare: titistët dhe enveristët. Faktikisht vështirë se mund quhen “dy kategori”, sepse në thelb janë nji kategori e vetme, pjella të së njajtës mitër që u mbars me 8 Nandor 1941 nga emisarët e Titos, Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. Mbajtja e të njajtit qëndrim ndaj figurës se Devës dhe reagimi në unison rishtasi e provoi edhe njiherë tjetër se titistët dhe enveristët janë e njajta kategori. E njajta kategori që mendon se Kosova asht çlirue në vitin 1944… E njajta kategori që refuzon me pranue se për shqiptarët e Kosovës lufta ka mbarue me 12 Qershor 1999… Deri atë ditë fatlume qershori Kosova vetëm ka ndrrue pushtues që ia kanë nxanë vendin njani-tjetrit, të paktën nga pushtimi osman e deri atë ditë kur militarët serbë ikën nga Kosova… Mbas pushtuesit osman erdhën serbët, për pak kohë austro-hungarezët, prapë u kthyen serbët, nji pauzë e krijuen fashistët/nazistët që paradoksalisht patën dorën ma të lehtë nga të tanë pushtuesit, me të mbarue Lufta e Dytë Botnore u rikthyen shovinistët serbomedhej të maskuem si marksistë, por prangat nuk ia hoqi askush Kosovës… Vetëm titistët dhe enveristët mendojnë se lufta ka mbarue me 29 Nandor 1944…
Vetëm titisto/enveristët e sulmojnë Xhafer Devën, por harrojnë se Xhafer Deva mbas Luftës së Dytë Botnore ka jetue e veprue në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, në Palo Alto, Kaliforni, deri sa ka vdekë… Shtetet e Bashkueme të Amerikës që e kanë fitue Luftën e Dytë dhe kanë dënue me gjyqe bashkëpunëtorët e nazistëve dhe fashistëve, me e pasë konsiderue të tillë Xhafer Devën nuk i kishin dhanë leje qëndrimi, (azil politik, pra, i ofruen mbrojtje shtetnore)… Nuk i kishin dhanë leje qëndrimi për me ndejtë në ShBA dhe as nuk e kishte ftue kush me mbajtë ligjërata në universitete për ma tepër në Akademinë Ushtarake në West Point… Boll me këtë kakofoni të dalun boje…
Kategoria e titisto/enveristëve që u hodhën në sulm kundër Devës në hapësinën shqiptare janë gazetarë që mendërisht nuk kanë dalë kurrë nga Jugosllavia e Titos, analistë pinjoj të funksionarëve të naltë të Republikës Popullore Socialiste të Shqipnisë si dhe funksionarëve shqiptare të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë… Ata në unison u akorduen në sulme, narrativa e tyne sugjeron se e bajnë “emën të drejtësisë dhe distancimit nga e kaluemja e errët e krimeve të Luftës së Dytë”…
Po të kishin qenë kaq parimorë sa shiten kjo kategoria, ateherë pse nuk reaguan kështu edhe kur u restaurue ne Gjinokastër shpia e diktatorit të përbindshëm Enver Hoxha që ka vrarë e burgosur shqiptarë ma shumë edhe se pushtuesit!? Pse heshtën? Po të kishin qenë kaq parimorë këta shitësit ambulante të moralit të gazetave-tezga apo kioskave-studio televizive pse nuk e thanë nji fjalë kur shkrimtarit të oborrit iu restaurue shpia në Gjinokastër, shkrimtarit kryesor të oborrit diktatorial Malo Kadare? Pse nuk reaguen, kur këtij shkrimtari përgjegjës për indoktrinimin enverist iu ble 300 mijë euro apartamenti i falun nga shteti në Tiranë dhe ia shndërruen në muze?
Pse nuk reaguen kur u emnuen rrugë me emna kriminelësh te diktarures si Mehmet Shehu apo kur u ringritën bustet e vrasësve si Hysni Kapo? Pse nuk reaguen kur nisen me plotesue lista per ngritjen e shtatores se Fadil Hoxhës? Nëse flitet për parime morale ato si rregull duhen zbatue njisoj apo jo? Por, jo për titisto/enveristët parimet zbatohen, vetëm kur sulmohen kundërshtarët, kurse për ata vetë nuk vlejnë ato parime, veten e përjashtojnë nga gjykimi. Çfarë trishtimi, kur i sheh se ende kanë mbete të kapluem në rrjetën imagjinare të RSFJ-së… me sa duket skllavit ideologjik edhe po iu hoqën zinxhirët që ia zaptonin trunin, prapëseprapë ato zinxhirë kanë lanë gjurmë duke ua nxanë vendin rrudhave të trunit…
Etiketa: "Çështja Xhafer Deva" na tregoi se titistët dhe enveristët janë njiDushan MugoshaenveristëtIlir SeciMiladin PopoviçmitrovicetitistëtXhafer Deva

Të Lidhura

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

nga 27
18:19 | 24/02/2026
0

Pas ngjarjes së rëndë të 22 shkurtit që ka tronditur qytetin e Civitanovës në Itali, ku një 20-vjeçar, Rikardo Mërkuri...

Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

nga 27
18:09 | 24/02/2026
0

Trajneri Roberto D’Aversa, pasi mori frenat e Torinos, u ndal të fliste edhe për mbrojtësin e kombëtares tonë, Ardian Ismajli....

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

nga 27
18:05 | 24/02/2026
0

Juventus synon përmbysjen e madhe në Champions, pas humbjes 5-2 në ndeshjen e parë ndaj Galatasaray. Para takimit të kthimit,...

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

nga 27
18:03 | 24/02/2026
0

Juventus synon përmbysjen e madhe në Champions, pas humbjes 5-2 në ndeshjen e parë ndaj Galatasaray. Para takimit të kthimit,...

Para
LSI zyrtarizon listën në KQZ, kandidatët e Berishës me vulën e Brahimllarit

LSI zyrtarizon listën në KQZ, kandidatët e Berishës me vulën e Brahimllarit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

18:19 | 24/02/2026
Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

18:09 | 24/02/2026
Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

18:05 | 24/02/2026
Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

18:03 | 24/02/2026
Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT) –

Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT) –

17:19 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Kujtoi se kishte vrarë nënën –
  • Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –
  • Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën
  • Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën
  • Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT) –
  • U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kujtoi se kishte vrarë nënën –
  • Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com