Certifikata e sigurisë, PD dhe LSI kërkesë Kuvendit: Komision Hetimor për Cakajn – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Certifikata e sigurisë, PD dhe LSI kërkesë Kuvendit: Komision Hetimor për Cakajn

18:28 | 11/01/2019
në Shqiperi
0

Partia Demokratike dhe LSI kanë dorëzouar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor që do të verifikojë nëse DSIK e ka zbatuar ligjin për pajisjen e zëvendësministrit të jashtëm Gent Cakaj me certifikatë sigurie dhe si është zbatuar ligji për administrimin dhe përpunimin e informacioneve pa qenë i pajisur më parë me këtë dokument.

Në kërkesën e opozitës janë 4 çështje që janë objekt i hetimit parlamentar, i cili u paralajmërua një ditë më parë nga kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë emisionit Opinion. Bie në sy se një nga personat që do të hetohet nga parlamenti është kryeministri Edi Rama për rolin e tij në shkeljen e rregullave për garantimin e sekretit shtetëror. 4 çështjet objekt i komisionit hetimor të kërkuar nga opozita janë:

  1. Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të veprimeve të institucioneve shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me “certifikatë sigurie” nga DSIK;
  2. Roli i Këshillit të Ministrave, Kryeministrit apo ministrave përgjegjës në shkeljen e procedurave dhe rregullave për garantimin e informacionit “sekret shteërore” dhe shkeljen e procedurave për pajisjen e z. Cakaj me “certifikatë sigurie”;
  3. Arsyet e moszbatimit të ligjit nga z. Gent Cakaj për mbi 7 muaj dhe pasojat që ka sjellë për sigurinë kombëtare dhe angazhimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE;
  4. Autoritetet përgjegjëse që kanë lejuar z. Cakaj, të administrojë dhe përpunojë informacion të klasifikuar, pa qenë më parë i pajisur me “certifikatë sigurie”.

Kërkesa e opozitës për komision hetimor merr shkas nga informacionet zyrtare të paraqitura në dekretin e Presidentit për refuzimin e dekretimit të Genti Cakaj si Ministër i Jashtëm. Dokumentacion konfirmon se:

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

  • DSIK e ka pajisur Genti Cakajn me një certifikatë sigurie 5 vjeccare brenda 24 orësh në kundërshtim me ligjin, i cili detyron që procedura për certifikatën brenda ditësh ka afat vetëm 1 mujor.
  • DSIK nuk ka verifikuar Genti Cakajn në vendet ku ai ka jetuar gjatë, sin ë Belgjikë dhe Hungari.
  • Genti Cakaj ka refuzuar për 7 muaj të kërkojë certifikatë sigurie, si person që trajton informacion të klasifikuar si sekret shtetëror nga NATO dhe BE, pavarësisht se strukturat e Ministrisë së Jashtme e kanë vënë në dijeni me shkresë zyrtare.
  • Neglizhenca e zëvendësministrit të Jashtëm duke refuzuar të pajiset me certifikatë sigurie prej 7 muajsh ka çuar nëzbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të sipërcituara, që sipas parashikimeve të ligjit përbëjnë shkelje penale dhe janë të dënueshme sipas legjislacionit në fuqi.

Në kërkesën e saj, opozita thekson se këto konstatime evidentojnë një situatë të rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe ngrenë dyshime serioze mbi cenimin e detyrimeve që vendi ynë ka si vend anëtar i NATOS. “Në këto kushte, është ne detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që të ushtrojë kontroll parlamentar dhe eventualisht të individualizojë përgjegjësitë e institucioneve shtetërore në këtë çështje.”-thuhet në kërkesë.

Opozita kërkon që komisioni të ketë 9 anëtarë, ku kryetari të jetë nga PD, si dhe një afat kohor prej 3 muajsh. Sipas rregullores, Konferenca e Kryetarëve duhet të mblidhet jo më vonë se 5 ditë nga dorëzimi i kërkesës për të diskutuar kërkesën, përbërjen e komisionit, si dhe caktimin e datës së miratimit në Kuvend në seancën plenare më të afërt.

/faxweb/

Etiketa: LSIPD

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Izolohen dhjetra banorë nga bora në zonën e Mokrës, kërkojnë ndërhyrjen urgjente të shtetit

Izolohen dhjetra banorë nga bora në zonën e Mokrës, kërkojnë ndërhyrjen urgjente të shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com