Është duke u mbajtur në Firence, ceremonia e lamtumirës të kapitenit Davide Astori, që humbi jetën ditën e diel, pas një ataku kardiak në hotel.
Ceremonia është duke u zhvilluar në Bazilikën e Kryqit të Shenjtë në Firenze, teksa më pas kortezhi do t’i drejtohet San Pellegrinos, vendit ku Astori lindi dhe do të prehet.
Në Firenze ka një pjesëmarrje rekord, në homazhet e Astorit, teksa është konfirmuar se do të jetë e gjithë skuadra e Interit, që ka ndryshuar edhe planet e stërvitjes, për të qenë e pranishme
Gjithashtu, 11 futbollistë të Juventusit, bashkë me trajnerin Alegri, janë nisur nga Londra për të qenë pjesë e ceremonisë mortore, teksa konfirmohet se do të marrin pjesë edhe shumë futbollistë e trajnerë të tjerë të Serisë A.