Çdo 30 minuta një i ri ikën nga Shqipëria, Rama kërkon një Shqipëri të boshatisur dhe pa revoltë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çdo 30 minuta një i ri ikën nga Shqipëria, Rama kërkon një Shqipëri të boshatisur dhe pa revoltë –

14:33 | 05/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Reshjet e shiut përmbysin Lezhën, probleme me energjinë elektrike në disa zona –

Protesta e opozitës/ Policia arreston 21 persona, procedohen edhe disa deputetë të PD-së (Emrat) –

Protesta e opozitës/ Policia arreston 21 persona, procedohen edhe disa zyrtarë të PD-së (Emrat) –

Prokuroria ‘zbarkon’10 orë në Bashkinë e Vlorës, sekuestrohen dosjet dhe kontratat e plazheve –

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jonathan Pano, ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si një emergjencë kombëtare, duke denoncuar largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria.

Në një deklaratë për media, Pano iu referua të dhënave të Eurostat-it, sipas të cilave vendi ka shënuar rënien më të madhe të popullsisë së re në Europë, duke e lidhur këtë fenomen me politikat e qeverisë Rama dhe duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën kombëtare të 10 shkurtit përpara Kryeministrisë.

Deklarata 

Sot, Shqipëria nuk po përballet thjesht me një lëvizje demografike, por me një gjakderdhje kombëtare që po i shteron vendit energjinë e tij më jetike: Rininë. Partia Demokratike ka paralajmëruar prej kohësh se politikat e kësaj qeverie do të çonin në një shkretim të qëllimshëm të vendit, dhe sot shifrat e Eurostat-it janë vula e dështimit të regjimit të Edi Ramës.

Të dhënat më të fundit janë tronditëse. Shqipëria ka shënuar rënien më të madhe të popullsisë së re në të gjithë Europën gjatë vitit të kaluar.

-Në janar 2025, kjo grupmoshë (15-29 vjeç) numëronte 405,832 të rinj. Brenda 12 muajve, janë larguar ose zhdukur nga statistikat tona 18,300 të rinj. Kjo është një tkurrje me -4.32%, një shifër që tregon se çdo ditë, dhjetëra të rinj e shohin të ardhmen e tyre larg kufijve të atdheut.

Kjo nuk është thjesht një shifër; janë 18 mijë ëndrra, 18 mijë mendje aktive dhe 18 mijë krahë pune që kanë zgjedhur të ndërtojnë fatin e tyre diku tjetër, sepse vendi i tyre u ktheu shpinën.

E thënë thjeshtë, çdo 30 minuta një i ri është larguar për te mos u kthyer më.

Ky nuk është një proces natyror. Ky është një projekt i mirëmenduar politik i qeverisë Rama. Një Shqipëri pa të rinj është një Shqipëri pa revoltë; një Shqipëri e boshatisur është më e lehtë për t’u kontrolluar dhe për t’u plaçkitur..

Të rinjtë po ikin sepse nën këtë qeverisje:

Meritokracia ka vdekur: Vendi i punës nuk fitohet me diplomë, por me teserën e partisë ose me lidhje korruptive;

Kostoja e jetesës është e papërballueshme: Ndërsa qeveria mburret me suksese imagjinare, familjet e reja nuk përballojnë dot as qiranë e as shportën bazë të ushqimeve;

Pasiguria është ulur këmbëkryq: Korrupsioni në çdo nivel ka asgjësuar besimin se në këtë vend mund të ndërtosh jetën me ndershmëri;

Zbrazja e vendit po sjell pasoja që do t’i vuajmë për dekada. Shkollat po mbyllen, bizneset po falimentojnë për mungesë stafi, dhe sistemi i pensioneve po shkon drejt kolapsit total. Duke dëbuar rininë, kjo qeveri ka dënuar me vetmi dhe varfëri prindërit dhe gjyshërit tanë.

Partia Demokratike e konsideron këtë situatë si një emergjencë kombëtare. Heshtja sot është bashkëfajësi me rrënuesit e vendit.

Shqipëria nuk është e mallkuar që të zbrazet kështu. Ne kemi burimet, kemi pozicionin gjeografik dhe, mbi të gjitha, kemi njerëz të zot. Ajo që na mungon është një qeverisje që punon për qytetarët, jo për një grusht njerëzish.

Ndryshimi nuk vjen përmes statuseve në rrjetet sociale. Ndryshimi vjen kur dhimbja dhe zemërimi kthehen në forcë qytetare.

Prandaj, i bëjmë thirrje çdo prindi që i mungon fëmija, çdo të riu që ndihet i huaj në vendin e vet, dhe çdo qytetari që e dhimbset e ardhmja e këtij kombi: Bashkohuni në protestën kombëtare më 10 shkurt përpara Kryeministrisë

Shqipëria nuk u përket atyre që e vjedhin, u përket atyre që e duan dhe që duan ta ndërtojnë të ardhmen këtu.

Më 10 shkurt, le t’i tregojmë këtij regjimi se rinia dhe Shqipëria nuk dorëzohet!

Të Lidhura

Reshjet e shiut përmbysin Lezhën, probleme me energjinë elektrike në disa zona –

Reshjet e shiut përmbysin Lezhën, probleme me energjinë elektrike në disa zona –

nga 27
09:36 | 11/02/2026
0

Reshjet e shiut gjatë natës kanë krijuar probleme në qytetin e Lezhës. Sistemi i kanalizimeve nëntokësore nuk e ka përballuar...

Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë –

Protesta e opozitës/ Policia arreston 21 persona, procedohen edhe disa deputetë të PD-së (Emrat) –

nga 27
09:30 | 11/02/2026
0

Policia e Tiranës ka bërë të ditur masat e marra pas protestës së zhvilluar një ditë më parë nga Partia...

Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë –

Protesta e opozitës/ Policia arreston 21 persona, procedohen edhe disa zyrtarë të PD-së (Emrat) –

nga 27
09:28 | 11/02/2026
0

Policia e Tiranës ka bërë të ditur masat e marra pas protestës së zhvilluar një ditë më parë nga Partia...

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

Prokuroria ‘zbarkon’10 orë në Bashkinë e Vlorës, sekuestrohen dosjet dhe kontratat e plazheve –

nga 27
09:00 | 11/02/2026
0

Prokuroria e Vlorës ka qenë ditën e martë në Bashkinë e Vlorës. Burime mediatike bëjnë me dije se dy oficerë...

Para
Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së –

Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Reshjet e shiut përmbysin Lezhën, probleme me energjinë elektrike në disa zona –

Reshjet e shiut përmbysin Lezhën, probleme me energjinë elektrike në disa zona –

09:36 | 11/02/2026
Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë –

Protesta e opozitës/ Policia arreston 21 persona, procedohen edhe disa deputetë të PD-së (Emrat) –

09:30 | 11/02/2026
Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë –

Protesta e opozitës/ Policia arreston 21 persona, procedohen edhe disa zyrtarë të PD-së (Emrat) –

09:28 | 11/02/2026
Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

Prokuroria ‘zbarkon’10 orë në Bashkinë e Vlorës, sekuestrohen dosjet dhe kontratat e plazheve –

09:00 | 11/02/2026
Kupa e Shqipërisë, ja 6 sfidat për ndeshjet e kthimit –

Çerekfinalet e Kupës/ Spektakël dhe emocione priten të dhurojnë derbi i kryeqytetit dhe supersfida e Elbasanit –

08:54 | 11/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Reshjet e shiut përmbysin Lezhën, probleme me energjinë elektrike në disa zona –
  • Protesta e opozitës/ Policia arreston 21 persona, procedohen edhe disa deputetë të PD-së (Emrat) –
  • Protesta e opozitës/ Policia arreston 21 persona, procedohen edhe disa zyrtarë të PD-së (Emrat) –
  • Prokuroria ‘zbarkon’10 orë në Bashkinë e Vlorës, sekuestrohen dosjet dhe kontratat e plazheve –
  • Çerekfinalet e Kupës/ Spektakël dhe emocione priten të dhurojnë derbi i kryeqytetit dhe supersfida e Elbasanit –
  • Shqipëria nën “lupë” për Sazanin, institucionet e dobëta mbeten pengesë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Reshjet e shiut përmbysin Lezhën, probleme me energjinë elektrike në disa zona –
  • Protesta e opozitës/ Policia arreston 21 persona, procedohen edhe disa deputetë të PD-së (Emrat) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com