“Edhe pas pesë vitesh, 21 janari mbetet një ngjarje aktuale, e cila duhet adresuar në kohë”, kështu deklaroi ambasadori britanik Nicholas Cannon, në një intervistë për Tema Tv. Ai theksoi se është domosdoshmëri të vihet drejtësi për këtë ngjarje duke e konsideruar si një ndër më tragjiket në historinë e shqipërisë. Diplomati britanik, theksoi se ngjarje të tilla në se nuk zbardhën, janë të destinuara të përsëriten.
Ambasadori britanik: E rëndësishme që hetimi t’i shkojë ngjarjeve deri në fund, për të zbuluar personat përgjegjës dhe pastaj për të ndërmarrë veprimet e duhura
“Ajo çka ndodhi më 21 janar ishte një ndër ngjarjet më tronditëse dhe tragjike në historinë e Shqipërisë dhe është e rëndësishme që hetimi t’I shkojë ngjarjeve deri në fund, për të kuptuar si ndodhi, për të zbuluar personat përgjegjës dhe pastaj për të ndërmarrë veprimet e duhura. Është e rëndësishme pjesërisht sepse familjarët e atyre që humbën jetën, me të drejtë kërkojnë që drejtësia të vihet në vend për të dashurit e tyre. Por hetimi i çështjes është i rëndësishëm gjithashtu për të garantuar që ngjarje të tilla të mos ndodhin më. Këto ngjarje mund të shamngen vetëm nëse çështjes i shkohet deri në fund, nëse ka një hetim rigoroz dhe nëse përcaktohet përgjegjësia për çka ndodhi. Edhe pas pesë vitesh 21 janari mbetet një ngjarje aktuale, e cila duhet adresuar në kohë”, tha ambasadori britanik.