Cakaj: Nuk thonë më kot në Tiranë, “më mirë syri se nami” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cakaj: Nuk thonë më kot në Tiranë, “më mirë syri se nami”

11:13 | 23/01/2019
në Shqiperi
0

Gent Cakaj nuk u dekretua nga Meta, por kreu i qeverisë ia delegoi atij kompetencat e ministrisë së Jashtme. Duke e falenderuar Ramën për besimin, Cakaj  tha se Ministria e Jashtme do të vazhdojë pa asnjë diskutim të shtyjë përpara më me shumë pasion dhe më tepër vullnet rrugën drejt integrimit rajonal.

Ai iu përgjigj kritikave që ka marrë kohët e fundit, që kur emri i i tij u propozua nga kryeministri për të mbajtur postin e kreut të diplomacisë.

“Gjatë gjithë kësaj kohe nën presionin për të mos folur asgjë kur të gjithë flisnin për mua i jam frikur tej mase triumfit të hallit brenda meje se çfarë do të thonë tjetër kur të flas, pavarësisht forcës time të zakonit për të  thënë gjithnjë atë që mendoj. Sidoqoftë fjalët për mua tashmë kanë shkuar përtej meje qoftë për mirë apo për keq, mbetem shpresëplotë që kujt i ka mbërritur në vesh fjala e keqe për mua të mos i dukem aq i keq në paraqitjen time të parë.  Nuk thonë më kot në Tiranë, “më mirë syri se nami”, deklaroi ai ndër të tjera.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Deklarata e Gent Cakaj

Ky transferim autoriteti institucional nga zoti Bushati të cilin e falenderoj nga zemra për kontributin e tij në këtë Ministri tek unë përmes kryeministrit  Rama që nuk di as si ta falenderoj për kujdesin e dhënë dhe besimin e treguar ndaj meje në çdo hap nuk nënkupton asnjë ndryshim objektivash strategjike dhe politike të qeverisë shqiptare në kuadër të politikës së saj të jashtme.

Me energji të reja dhe qasje proaktive ne do të vazhdojmë pa asnjë diskutim të shtyjmë përpara më me shumë pasion dhe më tepër vullnet rrugën drejt integrimit rajonal duke forcuar profilin e Shqipërisë si një aktor aktiv dhe dinamik me peshë të pamohueshme e subjekt qëndror që dëgjohet me vëmendje nga të gjithë dhe trajtohet me respekt nga secili.

Ne do të mbetemi forcë e patjetërsueshme e paqes dhe stabilitetit, promovuese e fuqishme e frymës së pajtimit dhe bartëse e besueshme e ideve të zhvillimit përmes mjeteve të dialogut dhe bashkëpunimit me të gjithë fqinjët pa dallim.Ne duam të rrisim më tej komukimin, ndërveprimin dhe bashkëveprimin me faktorin shqiptar. Në të njëjtën kohë mbetemi të përkushtuar për të kryer të gjitha obligimet që vinë nga angazhimet tona në rajon.

Rruga e Shqipërisë për në familjen europiane kalon përmes procesit të konsolidimit në rajon. 5 muajt e ardhshëm do të jenë një periudhë pune pa orar. Ministria e Jashtmë do të vazhdojë punën intesive për një performancë sa më cilësore.

Një ndër objektivat qëndrore të punës sime do të jetë rritja e ndërveprimit me ministritë e linjës për të realizuar pa ekuivok çdo kërkesë të paraqitur në konkluzionet e Këshillit të qershorit të 2018. Nga ana tjetër do të vazhdojmë dialogun cilësor me vendet anëtare për ekspozim në një dritë sa më të qartë të rezultateve tona të dukshme dhe reformave tona të pandalshme.

Gjatë gjithë kësaj kohe nën presionin për të mos folur asgjë kur të gjithë flisnin për mua i jam frikur tej mase triumfit të hallit brenda meje se çfarë do të thonë tjetër kur të flas, pavarësisht forcës time të zakonit për të  thënë gjithnjë atë që mendoj. Sidoqoftë fjalët për mua tashmë kanë shkuar përtej meje qoftë për mirë apo për keq, mbetem shpresëplotë që kujt i ka mbërritur në vesh fjala e keqe për mua të mos i dukem aq i keq në paraqitjen time të parë.

Nuk thonë më kot në Tiranë, “më mirë syri se nami”. Shpresoj se do të bëhem më i mirë ndërkohë. Uroj që kushdo që ka thënë fjalë të mira për mua këto ditë dhe nuk e ka humbur besimin, kryeministri në veçanti, të mos jetë i zhgënjyer nga paraqitja ime e parë dhe unë ju premtoj se do të jeni gjithnjë e më i kënaqur në punën time në vijim.

Koha, thotë Podrima, shpesh herë ecën mbi shpinën  e breshkës. Dhe po gjatë këtyre ditëve koha ka ecur ngadalë por koha shpesh herë është më kokëfortë sesa e ngadaltë. Mbetem me shpresë se punët që do të bëj do të flasin përmbajtësisht për mua dhe skuadrën e mirëstërvitur të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Etiketa: edi ramagent cakaj

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Dëbora “pushton” Parisin, mbyllet kulla “Eiffel”

Dëbora "pushton" Parisin, mbyllet kulla "Eiffel"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

18:53 | 16/03/2026
Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

18:15 | 16/03/2026
Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

17:53 | 16/03/2026
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –
  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com