• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çadra e përkohshme e Edi Ramës

10:10 | 19/12/2017
në Opinion
0

Nga Desada Metaj

Arta Marku ishte sot pa dyshim personazhi më i guximshëm në radhët e socialistëve. Aq sa ata që drejtonin dikur protestën e 21 janarit dukeshin si diletantë përballë një gruaje, që e kishte më të qartë se çdo rilindas në sallën e kuvendit se vendi i saj ishte ai që mazhoranca i kishte përcaktuar, në Prokurorinë e Përgjithshme. Sikundër e kishte po kaq të qartë që procedura me të cilën po zgjidhej ishte aq sa antikushtetuese aq edhe pjesë e një gare farsë mes kolegëve, kur dihej qartë se ajo do të ishte triumfuese me bekimin e Edi Ramës.

Lexo edhe

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Por votimi për zonjën Marku ishte sot dhe arsyeja e betejës së parë të vërtetë dhe serioze mes opozitës dhe përpjekjeve të qeverisë Rama 2  për të marrë nën hyqëm edhe prokurorin e përgjithshëm. Zgjedhja e paralajmëruar e një kandidati të mazhorancës apo puçi kushtetues siç e quan Lulzim Basha është padyshim një akt i paprecedentë i shumicës së kartonave. Por paksa i vështirë për t’u kuptuar dhe reaguar masivisht nga qytetarët. Debati me terma jurdikë që shoqëroi këtë proces, zvarritja e hetimeve për ish- ministrin Tahiri, mosnisja e hetimeve për drejtues të tjerë të lartë të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në afera banditeske, padyshim qe kanë krijuar një grup skeptikësh që ende dyshojnë në vërtetësinë e lidhjeve të segmentëve të mazhorancës me botën e krimit. Dhe për të qartësuar sa më sipër,  emërimi i Arta Markut vështirë se do te jetë ndihmë. Jo më shumë për emrin e ri të Kryeprokurores se sa për mënyrë se si u shkua deri në seancën e votimit me tym rozë të saj.

Edi Rama ishte i qartë që në fillim se mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm do të thoshte fundi i një periudhe gjakngrirë kur në çdo moment mund të plaste një “bombë”- dosje për të ose ndonjë nga bashkëpunëtorët e tij të afërt. Dhe për këtë si gjithmonë ai përgatiti situatën duke nisur me procesin e zëvendësimit të Prokurorit të Përgjithshëm, që u kontrollua plotësisht nga mazhoranca.

Edhe pse u përpoq ai nuk arriti ta përfshinte opozitën në këtë proces kurth që gjithsesi mori vëmendjen e ndërkombëtarëve. Ambasada amerikane dhe zyra e BE në Tiranë, pavarësisht deklaratave të opozitës dhe zërave publikë kundër zgjedhjes së një Prokurori të Përkohshëm,  i dhanë mbështetje Edi Ramës për të zgjedhur me shumicë të thjeshtë Prokurorin e ri të Përkohshëm. Duke mbështetur pikërisht  të njëjtin kryeministër që nuk i kishte dëgjuar thirrjet e ambasadorit Lu për të larguar Elvis  Roshin, Armando Prengën apo ndonjë tjetër. Dhe që sipas oreksit këtë herë i dëgjoi symbylltas, edhe pse qartazi po rrezikonte të shkelte kushtetutën dhe vettingun aq të dashur për ndërkombëtarët. Me mbështetjen e të huajve në Tiranë dhe me një procedurë të pandodhur më parë të  një shumice të thjeshtë, Edi Rama bekoi sot Kryeprokurorin e ri ndërsa selitë diplomatike në Tiranë u shqetësuan më shumë për dëmet materiale të protestës sesa për një prokuror të ri pa vetting. Duke i dhënë dhe njëherë mbështetje Edi Ramës dhe përzgjedhjeve të tij, politikanit që në legjislaturën e kaluar kishte të paktën 6 deputetë me precedentë kriminalë e që sot ka ish- bashkëpunëtorin e afërt të akuzuar për përfshirje në organizatë kriminale. Në kohën kur opozita flet për të tjera dosje që “flenë” në Prokurorinë e Krimeve të Rënda,kur përgjimet që rrjedhin në media janë objekt i debatit të gjerë publik për përfshirjen e policisë në kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, kryeministri bekoi sot dhe Prokurorin e ri të Përkohshëm. Që me gjasë do të qëndrojë në atë detyrë derisa Edi Rama të sigurohet për  kandidaturat e shoqërinë civile në këshillin e lartë të prokurorisë. Organi i vetëm që mund të zgjedhë Prokurorin e ri të Përgjithshëm është ende i paplotësuar, edhe pse në Shqipëri ka më shumë OJF se studio pikture.

Ndaj seanca e sotme e kuvendit e shndërruar në arenë beteje jo aq për emrin e  Arta Markut sesa për kthetrat e pushtetit që mbërthyen të vetmin institucion që nuk zotërohet nga mazhornaca, është beteja finale e opozitës me qeverinë e Edi Ramës. Çdo kompromis përballë kësaj situate do të ishte rrënimi i plotë i një opozite të paragjykuar dhe i një PD-je të përçarë. Gjë që më shumë se kujtdo i vjen për mbarë kryeministrit të frikësuar, i gatshëm të çojë vendin në  zjarr vetëm për një prokuror të përkohshëm. Që do të mund ta mbronte qoftë dhe përkohësisht nga dosjet ekzistuese apo hetimet e reja por që megjithë 69 votat do ta kishte gjithsesi të pamundur ta mbronte nga revolta e qytetarëve që besojnë se pushteti i Edi Ramës është mjaftueshëm i përfshirë me botën e krimit sa të largohet nga pushteti. E nëse ky është dhe qëllimi i vërtetë i opozitës, ajo duhet ta provojë këtë me çdo mjet apo  mënyrë. E  pas kësaj asnjë  prokuror i përkohshëm apo i përhershëm, asnjë militant që betohet në emër të socialistëve në tymin e parlamentit nuk e shpëton dot Edi Ramën.

*Shkrim i botuar dje, me 18 dhjetor

http://opinion.al/cadra-e-perkohshme-e-edi-rames/

Etiketa: Arta MarkucadraDesada Metajedi rama

Të Lidhura

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

nga 27
08:06 | 16/01/2023
0

Nga Genc Pollo– Në shtator 2005, një person u arrestua nga Policia se kishte nxjerrë e shitur tezën e provimit...

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

nga 27
11:32 | 14/01/2023
0

Nga Ola Xama-Unë e kam takuar për herë të parë Arlind Gjokutajn kur ka qënë drejtor i Parandalimit dhe Pastrimit...

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

nga 27
11:26 | 14/01/2023
0

Nga Ergys Mertiri- Big Brother-i lindi si ide nga romani i George Orwell “1984”, i cili përshkruan një regjim politik...

Modeli ynë ekonomik pervers dhe mesjetar –

Modeli ynë ekonomik pervers dhe mesjetar –

nga 27
08:28 | 13/01/2023
0

Nga Artan Fuga– Shumë njerëz pyesin të habitur si është e mundur që ta zemë çmimi karburantit është ngritur 10...

Para
Unë nuk e njoh Arta Markun, por njoh Tik Llallën, Ina Ramën, Dhor Sollakun e Maks Haxhinë…

Unë nuk e njoh Arta Markun, por njoh Tik Llallën, Ina Ramën, Dhor Sollakun e Maks Haxhinë...

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

23:22 | 26/01/2023
Afera është 300 mln euro –

Afera është 300 mln euro –

23:07 | 26/01/2023
Trump në telashe, paditet nga familjarët e policit që humbi jetën

Djali i FBI të kalbet në ferr! –

22:50 | 26/01/2023
Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

22:41 | 26/01/2023
“Vjedhje deri 1 mln euro”, gazetari tregon grabitjet e bujshme

Dorian Duçka kushëri i Ilir Metës dhe i Etilda Gjonajt –

22:28 | 26/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Drejtori i FBI të dorëhiqet! –
  • Afera është 300 mln euro –
  • Djali i FBI të kalbet në ferr! –
  • Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –
  • Dorian Duçka kushëri i Ilir Metës dhe i Etilda Gjonajt –
  • Jemi në betejë për jetë a vdekje –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Drejtori i FBI të dorëhiqet! –
  • Afera është 300 mln euro –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com