Byroja e Kuvendit ka përjashtuar me 10 ditë deputetin e PD-së Flamur Noka, për shkak të ofendimeve dhe sherrit të shkaktuar prej tij në Komisionin parlamentar të sigurisë kombëtare.
Nga ana e tij, Noka e ka cilësuar këtë vendim si të ndikuar nga lidhjet kriminale të qeverisë. “Jemi në një situatë kritike, kur biznesi i drogës po lulëzon”, ka thënë Noka, i cili ka denoncuar edhe sjelljen e ministrit Tahiri.
Lidhur me vendimin ka reaguar edhe nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, sipas të cilit përjashtimi i Nokës legjitimoi “veprimet arrogante” të ministrit Tahiri, dhe sipas tij në këtë mënyrë po tentohet t’i mbyllet goja opozitës për të gjitha shqetësimet e saj.
Incidenti, Noka përplaset me Tahirin më pas dhe me Brahon (video)