Bylykbashi: Qeveria përdori fondet e tërmetit për të blerë vota – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bylykbashi: Qeveria përdori fondet e tërmetit për të blerë vota

15:58 | 01/05/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar në një dalje për mediat se qeveria ka shpërndarë 40 milion euro edhe dy ditë para zgjedhjeve duke rritur në mënyrë fiktive vlerën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti me qëllim që të blejë votën e familjeve të prekura.

Ai u shpreh se kodi elektoral e ndalon qeverinë të përfshihet në veprimtari të tilla të influencimit dhe orientimit të votës duke përdorur fondet publike në katër muajt para zgjedhjeve. Bylykbashi paralajmëroi se në ditët e ardhshme PD do të vijojë të denoncojë prova që faktojnë përfshirjen e Edi Ramës në makinerinë e blerjes së votës.

“Ditë pas dite dalin në dritë fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Rama-Doshit dhe bandave të tyre për të vjedhur zgjedhjet. Media dhe organizata te shoqërisë civile kanë zbuluar dokumenta dhe të dhëna që provojnë se qeveria përdori dhjetëra miliona euro fonde publike për të blerë votën e qytetarëve në zonat e prekura nga tërmeti.

Read more

Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit –

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Mars 2026 –

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 20 Mars 2026 –

Sipas këtyre fakteve Edi Rama në bashkëpunim me të emëruarit e tij në bashkitë e Durrësit, Tiranës, Kavajës, Kamzës, Lezhës, Rrogozhinës, Vorës, Krujës, Laçait dhe Mirditës ka shpërndarë 40 milion euro edhe 2 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Gjate dy muajve të fundit, bashkitë e kontrolluara 100% nga Rama kanë rritur në mënyrë fiktive vlerën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti me qëllim që të blejnë votën e familjeve të prekura.

Objekte të vlerësuara sipas kategorisë DS1 u rivlerësuan si të kategorisë DS2 dhe objekte të vlerësuara sipas kategorisë DS2 u rivlerësuan si objekte të kategorisë DS3.
Gjatë 2 muajve të fundit Rama miratoi 20 VKM për të lejuar disbursimin e paligjshëm të këtyre shumave marramendëse në llogaritë e qytetarëve të targetuar nga makineria qeveritare e manipulimit të votës.

Gjatë muajit mars, bashkitë e kontrolluara nga Rama disbursuan në llogaritë e familjeve të këtyre zonave 14 milion euro. 26 milion euro të tjera u disbursuan në llogaritë e qytetarëve gjatë muajit prill. Vetëm gjate javës zgjedhore Bashkia e Durresit ndau 6 milion euro për procesin e rindërtimit, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë në 15 muajt e fundit.

Kodi elektoral e ndalon qeverinë të përfshihet në veprimtari të tilla të influencimit dhe orientimit të votës duke përdorur fondet publike gjatë 4 muajve të fundit përpara zgjedhjeve. Për këtë rast flagrant prokuroria nuk ka nisur ende asnjë hetim.

Këto janë disa prova të tjera të manipulimit dhe shtrembërimit të vullnetit të shqiptarëve më 25 prill nga regjimi Rama-Doshi. PD edhe në ditët e ardhshme do të vijojë të denoncojë prova që faktojnë përfshirjen e Edi Ramës në makinerinë kriminale të blerjes së votës. Një gjë është e sigurtë. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin e madh që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, që ta rrëzojmë regjimin Rama-Doshi”, deklaroi Bykykbashi.

Etiketa: DurrësOerd Bylykbashitërmeti

Të Lidhura

Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit –

Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit –

nga 27
08:00 | 20/03/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=BYufQ_sW91U Kjo është rruga që të çon në fshatin Zall Bastar. Është një vijë gjarpërushe ku me vështirësi shkëmbehen 2...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Mars 2026 –

nga 27
07:52 | 20/03/2026
0

DashiSot ndiheni të shtyrë fuqishëm për të ndryshuar ato gjëra që nuk ju bëjnë më të lumtur. Në punë, mos...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Mars 2026 –

nga 27
07:50 | 20/03/2026
0

DashiSot ndiheni të shtyrë fuqishëm për të ndryshuar ato gjëra që nuk ju bëjnë më të lumtur. Në punë, mos...

Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 20 Mars 2026 –

nga 27
07:48 | 20/03/2026
0

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash...

Para
Seanca në 3 shkurt/ Haradinaj: Ne jemi opozitë nuk votojmë qeveri

Haradinaj: Nëse Kosova nuk anëtarësohet në OKB dhe NATO të bashkohemi me Shqipërinë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit –

Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit –

08:00 | 20/03/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Mars 2026 –

07:52 | 20/03/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Mars 2026 –

07:50 | 20/03/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 20 Mars 2026 –

07:48 | 20/03/2026
Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin –

Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin –

07:40 | 20/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 20 Mars 2026 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 20 Mars 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 20 Mars 2026 –
  • Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin –
  • Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 20 Mars 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com