Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, mohon që të ketë rënë dakord me homologun grek, Nikos Kotzias, për heqjen e termit Çamëri nga tekstet shkollore.
I pyetur për deklaratat e kryediplomatit grek i cili u shpreh se Tirana ka rënë dakord për një gjë të tillë, Bushati pranoi ndërkohë se të dy vendet po shqyrtojnë tekstet shkollore për heqjen e atyre termave që bien ndesh me standardet e Komisionit Europian, por pa specifikuar nëse termi “Çamëri” bie ndesh me këto parime.
“Nuk di që të kemi rënë dakord për këto gjëra. Ka një komision shtetërore për rishikimin e teksteve, për të shmangur referenca të cilat nuk janë përputhje me standardet e KE, do të hiqen. Ka një grup ekspertësh dhe ky grup mblidhet mbi baza periodike. Nuk e di ku ka dalë kjo, barazia e Çamërisë me Vorio-Epirin. Mblidhen ministria jonë e Arsimit me atë greke dhe diskutojnë, këta janë duke bërë punë”, tha Bushati.
“Çështja çame nuk është çështje e një partie, por është çështje kombëtare, çështje e të drejtave të njeriut. Nuk është një çështje për pretendime territoriale, apo barazi”, deklaroi ministri i
http://shqiptarja.com