• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bushati: Nishani shkeli në mënyrë të paprecedentë ceremonialin e shtetit

18:52 | 16/07/2016
në Uncategorized
0

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i kërkon Presidentit të Republikës, Bujar Nishani që të sqarojë opinionin publik në lidhje me shkeljen e ceremonialit të shtetit, siç e cilëson ai.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Presidenti shmangu një takim me ambasadorët e vendit tonë të akredituar nëpër shtete të ndryshme të botës.

Lexo edhe

Falenderoj në veçanti nënën –

Euro 2024/ Uellsi udhëton në Kroaci pa lojtarin kryesor –

E tmerrshme, shqiptari bie nga skela dhe vdes në Greqi –

Për rastin, kryediplomati thotë se koha e trajtimit të diplomatëve mbi bazën e “vendeve të rezervuara” ka përfunduar tashmë.

Kujtojmë se termi i vendeve të rezervuara është përdorur nga opozita në lidhje me reformën në drejtësi. Në këtë këndvështrim, Bushati shprehet se Presidenti është në kërkim të konflikteve të vockla dhe që hesht e pranon çimentimin e kulturës së korporatës në drejtësi.

Reagimi i plotë i Bushatit:

Për shpërfillësit e ligjit dhe frikacakët nga reforma!

Habitem se si një President që ka mesatarisht 2-3 këshilltarë për çdo çështje (përfshirë ato protokollare), nuk sqaron opinionin publik për veprimin e tij të paprecedent në shkelje të ceremonialit të shtetit dhe praktikës së konsoliduar diplomatike shumëvjeçare, por preferon të keqpërdor tellallët e vend strehimeve politike.

Ceremoniali i shtetit, si pika e vetme e referimit për protokollin e shtetit që siguron mirëkuptimin e bashkëpunimin midis institucioneve, është fare i qartë. Ai aplikohet njësoj për Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, Ministrin e Punëve të Jashtme. Ceremoniali nuk lë shteg për interpretime partiake, e as për trajtim privat të institucioneve shtetërore.

Koha e trajtimit të trupit diplomatik mbi bazën e “vendeve të rezervuara” ka perënduar që kur shqiptarët me votën e tyre të lirë e nxorën në opozitë partinë e zotit President. Trupi diplomatik nuk është “mërgata e qyqeve” dhe as e “qokatarëve”, por një trupë e një shërbim që punon për interesat e vendit e qytetarëve.

Keqardhje për Presidentin në kërkim të konflikteve të vockla, që hesht dhe pranon çimentimin e kulturës së korporatës në drejtësi. Është mendësia e korporatës, në shpërfillje të plotë të rendit demokratik, që tregojnë me gisht mbi 93% e shqiptarëve sot. Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët nuk kanë investuar pak në këtë proces jetik për vendin.

Keqardhje për “amnezinë presidenciale” ndaj paranojës së partisë së zotit President për reformën në drejtësi, që po e çon këtë të fundit gjithnjë e më shumë drejt instikteve e metodave izolacioniste të Doktorrit, i cili, për hir të interesave të pushtetit dhe familjes së tij, u konfrontua me popullin dhe botën atlantike.

Zoti President, çlirojeni veten nga përdorimi i funksionit publik si pronë private dhe partinë tuaj nga paranoja e “rrezikut euro-amerikan”, çlirojeni veten dhe partinë tuaj nga sindroma e qarramanit, sepse për Shqipërinë çështja më madhore mbetet miratimi i reformës në drejtësi.

Të Lidhura

Falenderoj në veçanti nënën –

Falenderoj në veçanti nënën –

nga 27
13:25 | 24/03/2023
0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta feston sot ditëlindjen dhe mbush 54 vjeç. Meta ka publikuar një foto të...

Euro 2024/ Uellsi udhëton në Kroaci pa lojtarin kryesor –

Euro 2024/ Uellsi udhëton në Kroaci pa lojtarin kryesor –

nga 27
13:21 | 24/03/2023
0

Sulmuesi i Uellsit, Brennan Johnson nuk ka udhëtuar në Kroaci për ndeshjen e tyre kualifikuese për Euro 2024 kundër gjysmëfinalistëve...

E tmerrshme, shqiptari bie nga skela dhe vdes në Greqi –

E tmerrshme, shqiptari bie nga skela dhe vdes në Greqi –

nga 27
13:13 | 24/03/2023
0

Një 53-vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka humbur jetën në Agia Mylopotamos të Rethymnos. Shqiptari, ra aksidentalisht nga skela ku...

Real Madrid mendon për revolucionin e çmendur –

Real Madrid mendon për revolucionin e çmendur –

nga 27
13:11 | 24/03/2023
0

Në muajt dhe vitet në vijim, Real Madridi do të duhet të zbatojë një projekt për të riformuar fuqinë e...

Para
Totti dhe Ilary Blasi “arratisen” në Sardenja

Totti dhe Ilary Blasi “arratisen” në Sardenja

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Falenderoj në veçanti nënën –

Falenderoj në veçanti nënën –

13:25 | 24/03/2023
Euro 2024/ Uellsi udhëton në Kroaci pa lojtarin kryesor –

Euro 2024/ Uellsi udhëton në Kroaci pa lojtarin kryesor –

13:21 | 24/03/2023
E tmerrshme, shqiptari bie nga skela dhe vdes në Greqi –

E tmerrshme, shqiptari bie nga skela dhe vdes në Greqi –

13:13 | 24/03/2023
Real Madrid mendon për revolucionin e çmendur –

Real Madrid mendon për revolucionin e çmendur –

13:11 | 24/03/2023
Kandidojnë në 14 Maj, Këlliçi e Boçi dorëzojnë mandatin e deputetit –

Kandidojnë në 14 Maj, Këlliçi e Boçi dorëzojnë mandatin e deputetit –

13:03 | 24/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Falenderoj në veçanti nënën –
  • Euro 2024/ Uellsi udhëton në Kroaci pa lojtarin kryesor –
  • E tmerrshme, shqiptari bie nga skela dhe vdes në Greqi –
  • Real Madrid mendon për revolucionin e çmendur –
  • Kandidojnë në 14 Maj, Këlliçi e Boçi dorëzojnë mandatin e deputetit –
  • Si do t’i ndajmë listat e këshillave bashkiakë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Falenderoj në veçanti nënën –
  • Euro 2024/ Uellsi udhëton në Kroaci pa lojtarin kryesor –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com