Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati akuzon Partinë Demokratike si “sponsor” të deputetit gjerman Gunther Krichbaum, pas deklaratave që ai bëri në lidhje me mos-hapjen e negociatave Shqipëri-BE në muajin dhjetor.
Gjatë fjalës së tij sot në Parlament, Bushati tha se Deputeti i CDU-së gjermane erdhi në vendin me ftesë të fondacionit Konrad Adenauer, një fondacion që njihet për lidhjet me Partinë Demokratike.
Bushati ashtu si edhe kryeministri Edi Rama shprehen të bindur se i vetmi kusht për çeljen e negociatave është “Vettingu”, për të cilin akuzojnë PD dhe Gjykatën Kushtetuese se e mbajnë të bllokuar.