Shumë shqiptarë presin nga shteti shqiptar përgjigjie për ngjarjen e djeshme në Bularat, por ashtu si kryeministri Rama që theksoi se situata nuk prek marrëdhëniet e mira mes dy shteteve, edhe Bushati ka një sqarim aspak konkret.
Ai ka shpjeguar qëndrimin e autoriteteve shqiptar duke cituar një shprehje të famshme të ish-kryeministrit britanik Benjamin Disraeli.
“Benjamin Disraeli na la një këshillë për të gjitha kohët: “Rrethanat janë përtej kontrollit njerëzor, por sjellja është pjesë e fuqisë tonë. Ne politikanët gjykohemi vetëm nga veprimet tona për të nxitur ose urtësuar situatat”, shkruan Bushati në Facebook.