Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme në Korçë , ku burri ka rrahur keq gruan. Burime bëjnë me dije se, 50- vjeçari banues në fshatin Turan ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij 43-vjeçe. Gruaja ka marrë plagë të rënda dhe si pasojë është dërguar në spital.
Pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, 43 vjeçarja është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi plagët e marra janë mjaft të rënda. Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.