Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin nacional Burrel-Klos e për pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas policisë, një mjet i llojit furgon për transport mallrash me targë AA218GC, me drejtues shtetasin me inicialet Sh.D. është përplasur me automjetin tip Volkswagen me targa BZ2176A me drejtues shtetasin O.P.
Si pasojë e përplasjes katër persona kanë mbetur të plagosur. Tre prej të plagosurve kanë marrë plagë të lehta dhe po kurohen në Spitalin e Burrelit, ndërkohë që njëri prej tyre, pikërisht drejtuesi i mjetit Volkswagen është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë me plagë të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.