Disa kujtime për profesor Anton Çetta, fokusuar në një intervistë me të në qershor 1994
Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së profesor Anton Çetta-s po e jap të plotë kumtesën që kam mbajtur më, 7 qershor 2014 në Langendorf të Zvicrrës në Akademinë për profesor Anton Çetta që e mbajti shoqata “Trojet e Arbrit” bashkë me Bashkimin e Intelektualeve Shqiptarë në Zvicërr. Edhe pse kanë kaluar gati gjashtë vite qe kemi dhënë këtë propozim dhe monumenti është i gatshëm, por që fatkeqësia qëndron se ky projekt po bllokohet nga Komuna e Prishtinës dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës.
Kumtesë në Tryezën e shoqatës BISHZ dhe të shoqatës “Trojet e Arbrit”, që organizohet në shenjë nderimi të 136-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe i kushtohet Profesorit Anton Çetta dhe të Djathtës Shqiptare në Mbrojtjen e Shqipërisë Etnike, më 7 qershor 2014, në Solothurn të Zvicrës.
Nga Nue Oroshi
Në fillim Qershorin e vitit 1994, tani e 20 vite më parë isha mysafir në shtëpinë e profesor Anton Çetta në Prishtinë. Megjithëse në moshë të shtyrë dhe me një shëndet të dobësuar profesor Antoni na priti me një mikpritje dhe bujari shqiptare, me një mikpritje që mund ta bëjnë vetëm burrat e dheut që janë të lidhur ngushtë, me traditën e Kanunit të Maleve të Mirditës kreshnike, i njohur në popull si Kanuni i Lekë Dukagjinit, vëllait të Pal Dukagjinit, ku edhe rrjedh familja atdhetare e Kapidanëve të Mirditës që për 500 vjet ju bëri ballë stuhive karpatiano-aziatike duke filluar nga Lekë e Pal Dukagjini bashkohës të legjendarit Gjergj Gjon Kastrioti, e deri tek luftëtari i Shqipërisë Etnike, Kapidan dr.Mark Gjon Marku, komandant legjendar i Shqipërisë Etnike. Pra, në këtë frymë ishte rritur edhe profesor Anton Çetta.
Burri i Pajtimit të Gjaqeve dhe mbledhësi më i pasionuar i folklorit shqiptar posa hymë me mikun tim Milaim Islami në odën e profesor Antonit, ai na priti me një gëzim të madh. Edhe pse gjysëm i paralizuar ai na mbushte gotat e rakisë dhe i cikrruam simbas traditës shqiptare. Kryesisht në këto kujtime do të fokusohem në një intervistë origjinale, të cilën e bëra me profesor Anton Çetta në fillim qershorin e vitit 1994 dhe do t’i mbes’ besnik fjalëvë të thëna të profesor Antonit tani e 20 vjet më parë.
Kjo intervistë u botua në Revistën “Qëllimi” në Qershor 1994 në Prizren, ku atë kohë isha redaktor i kësaj reviste të vetme për të rinj në Kosovë, si dhe në librin tim të mëvonshëm “Dëshmi Kohrash” të botuar nga Shtëpia Botuse “Lumbardhi” në Prizren në vitin 2003. Por, para se të hy në leximin e plotë të intervistës dua ta them një kujtim mjaft interesant. Posa filluam bisedën dhe kaluam nja dy minuta duke biseduar, e pashë që nuk ishte duke inçizuar diktafoni dhe i thashë profesor Antonit: “Ndal profesor, se nuk është duke inçizuar, ndërsa ai mu përgjigj: “ Shikoni të njëjtat fjalë nuk i flas gjithmonë dy herë edhe me gruan, kështu që edhe gruas paradite i them një palë fjalë, ndërsa pasdite i them fjalë tjera. E bëmë një të qeshur të përbashkët. Këtë e tha profesor Antoni nga friga se mosha e ka bërë të vetën dhe nuk do t’i kujtohen të njëjtat gjëra që i kishte thënë më parë, por e ilustroji shumë bukur me një shembull konkret.
Në pyetjen që i bëmë: Zoti profesor se a mundeni të na jepni një vështrim rreth pajtimit të gjaqeve? Sa arritët deri më tani në këtë drejtim?
Profesor Anton Çetta përgjigjet : Është folur disa herë dhe në shtyp ka dalë se preji dy shkurtit 1990 e deri më 17 Maj 1992 kur e mbajtëm Kuvendin e tretë të Këshillit të Pajtimit të Gjaqeve, afërsisht janë pajtuar rreth 1000 gjaqe, 500 plagë dhe 600 pajtime ngatërresash.
Preji atëherë e deri më tash, ndoshta e kemi shtuar pak këtë numër, por ai është tejet i vogël i pajtimeve, pra ai numër kryesor mbetet, me atë datë të kuvendit të tretë, kur ka marrë fund lëvizja për pajtimin e gjaqeve.
Ne kemi lënë rrugën çelë për t’u pajtuar edhe gjaqet, që janë bërë pa paramendim, por të ndodhura rastësisht. Në këtë drejtim do të vazhdojmë akoma, por lëvizja ka marrë fund. Këshillat janë shpërndarë, nuk kemi më këshilla të pajtimeve. Këshillat e LDK-së dhe pleqtë e fshatit po bëjnë disa pajtime, por këshillat e mëhershme të pajtimit të gjaqeve nuk ekzistojnë më. Për të gjitha këto jemi duke përgatitur një libër, ku do të jenë të gjitha rezultatët konkretisht dhe në mënyrë preçize, madje nga sponsorët që do të kontribojnë në botimin e librit të pajtimit të gjaqeve është afruar edhe Suhareka, ku është mbledhur një sasi të hollash për këtë libër, si dhe për dorëshkrimet tjera që kanë mbetur në Instituin Albanologjik, meqenëse Instituti nuk ka kurrfarë financimi. Konkretisht në një fshat të Suharekës u tubuan 3200 Marka, për botimin e blejve që presin financim nga donatorët.
Në pyetjen tjetër që i bëmë: Zoti profesor ju jeni deputet i Parlamentit të Kosovës si e shihni zgjedhjen e Çështjes së Kosovës dhe kohën e zgjidhjes së saj, profesor Anton Çetta përgjigjet:
Si e shohë unë edhe krejt popullata shqiptare ne e kemi shpallur botërisht referendumin për Kosovën si shtet i pavarur dhe demokratik që përkrah tregun e lirë dhe fqinjësinë e mirë me të gjithë fqinjët. Ky është opcioni ynë kryesor dhe i vetmi. Por, ka edhe opcione të shteteve të mëdha, të cilët gjithnjë kanë luajtur rol në fatin e shteteve të vogla. Tani për tani Çështja e Kosovës nuk po shqyrtohet konkretisht, sepse në rend të parë është Bosnja e Herzegovina, megjithatë thuhet se Çështja e Kosovës po shqyrtohet në institucionet ndërkombëtare. Ndonëse jo me ndonjë intensitet të caktuar dhe të merituar, procesi i shqyrtimit pra ka filluar. Kështu që pas zgjidhjes së Çështjes së Bosnjes dhe Herzegovinës, hapa konkretë do të kemi edhe në zgjidhjen e Çështjes së Kosovës.
Në pyetjën se si i shihni ndasitë në partitë tona politike që në një masë kanë shkaktuar huti në opinionin tonë, profesor Anton Çetta përgjigjet:
A shkaktojnë huti ju mund të thoni, por populli ynë tani u rregj dhe është mjaft i informuar dhe këto nuk quhen përçarje, por mendime dhe lindje të ndryshme që mund të ekzistojnë në elementet e disa partive. Partitë tona politike po ashtu e kanë këshillin kordinues, të cilin e udhëheq dr.Ibrahim Rugova dhe që ka një vijë kryesisht, të përbashkët. Mendimet egzistojnë edhe në një familje ose në mes të vëllezërve. Por, kur të shihen rezultatet të aspiratave tona që i kemi shprehur në referendumin tonë dhe në zgjedhjet tona besojmë se këto divergjenca do të vijnë duke u zhytur në një afrim më të madh dhe duke respektuar lirinë e fjalës dhe të mendimit ashtu siç e rekomandon demokracia në çdo vend.
Do t’ju tregoj një anekdotë, nëse ju duket e arsyeshme; Hoxha i një fshati ishte nisur ta varroste një njeri që kishte vdekur në një fshatë afër tij, sepse ai fshati tjetër nuk kishte hoxhë. Mori me vete edhe disa tjerë që dëshironin të merrnin pjesë në varrim, dhe kështu hoxha me të gjithë xhematin u nisën për në atë fshat. Por, aty kishte rënë një mjegullë e madhe, shum e dendur. Kur arrin në gjysmë të rrugës hoxha u tha atyre se është koha ta falim njërin nga pesë vaktet, që falën.
Por njëri preji xhematit tha: Hoxhë po e falim vaktin na, por kjo mjegull nuk po na len të shohim se nga është Kibla. Por, hoxha u tha: falnu andeji nga ua merr mendja se do t‘ju njihet e falmja e kur të na hiqet mjegulla lehtë e kemi me e gjetë Kiblën.
Edhe ne jemi në një mjegull të presionit e të sundimit serbosllav, por shpresojmë se kur të sqarohen disa çështje dhe pozita jonë lehtë do ta kemi ta gjejmë rrugën e përbashkët, por duke i lënë anash gjithmonë, disa elemente që nuk do ta ndajnë fatin me popullin e vet, por do të mirren si mohues e tradhëtarë të çështjes sonë të përbashkët.
Në pyetjen që i bëmë për rininë se si e shihni punën e rinisë në zgjidhjen e Çështjes së Kosovës dhe a duhet që rinia të punoji më shumë në këtë drejtim, profesor Antoni përgjigjet:
Po u muar vesh. Rinia duhet të punoji, se ajo do ta gëzoji, prandaj rinisë duhet t‘i interesoji që ta përgatisë një shoqëri sa më progresive dhe më të zhvilluar. Ajo është fuqia motorike më e fortë. Ka përgatitje ideologjike demokratike përparimtare. Ajo, pra duhet të përtadisë një shoqëri të tillë. Më në fund, gjithkund në shtetet tjera në momente krize pra, në momente kritike të zhvillimit shoqëror në ato etapa, ku caktohet fati i kombit gjithmonë rinia, ka luajtur rolë me rëndësi dhe ka bërë punë tejet të rëndësishme dhe është bërë faktor promotiv, që i prijnë lëvizjes shoqërore.
Në pyetjen se në rast të luftës në Kosovë si e shihni sjelljen e Shqipërisë në këtë luftë, profesor Antoni përgjigjet:
Para disa ditësh zoti Sali Berisha deklaroi në gazetën ABC të Spanjës që nëse provokohet masakra në Kosovë, do të ketë luftë totale. Shqiptarët e Kosovës, po i kërkojnë të drejtat e njëjta që i kanë edhe popujt e tjerë. Besoji se ky qëndrim i Presidentit Berisha është fare i qartë, ashtu madje siqë po bëjnë serbët në Bosnje për serbët e Bosnjës. Besoj se edhe Shqipëria nuk do të jetë indiferente për shqiptarët e Kosovës, kudo që të jenë ata.
Në pyetjen se si po arrini të ruani vitalitetin tuaj shëndetësor edhe atë politik, meqenëse jeni bukur i moshuar, profesor Antoni përgjigjet:
Po tani nuk po punoji aq shumë. Ja kështu, po dal nëpër pajtime andej-këndej, ose po dal në botën e jashtme që t‘u foli të rinjëve tanë. Kudo më çojnë me veturë dhe aeroplan. Unë tash jam gjysmë i paralizuar nga këmbët dhe nuk po mund të eci. Puna ime dikur kishte karakter të lodhshëm, kur më duhej të ngarendi nëpër fshatra.Tani po punoji pak në kabinetin tim. Kështu ky nuk është ndonjë vitalitet i madh, por ishalla mbetet diçka nga ajo që kam punuar përpara. Unë do të punoji deri sa të më lejojnë kushtet fiziologjike.
Ne pyetjen se a keni ndonjë porosi për rininë në përgjithësi, por edhe për gjithë kombin shqiptar në të ardhmen si duhet vepruar dhe punuar, profesor Antoni përgjigjet:
Nukë mund t‘i ndajë kombin shqiptar në përgjithësi dhe rininë. Por, meqenëse ju jeni një forum rinor revistën e nxirrni bashkarisht me kombin shqiptar po ju drejtohem në mënyrë paksa më të veçantë. Thonë çtë hudhësh në det e gjen n‘krypë. Në atë drejtim që po përgatitet sod rinia, pra në drejtimin përparimtar kombtar e jo kombëtar shovinist. Ne kurrë ndonjë populli tjetër s’i kemi rënë në qafë. Këtë drejtim ta vazhdojë. Ka pengesa rinia (dihet) në shkollime në jetë prindërit në numër të madhe të papunë. Edhe mësimet e studimet po i kryejnë në vështirësi dhe rrethana jo të favorshme, ashtu si u paraqitën mundësitë. Qoftë në mësime studime aty ku gjejnë punë apo kudo qoftë, por jo në forma të degjeneruara.
Ne na vjen keq për disa të rinj shqiptarë që kanë vajtur në botën e jashtme, qoftë për të fituar për familjet e tyre, qoftë pse nuk duan të shërbejnë në ushtrinë serbosllave dhe atje kanë sjellje jo të mira. Unë isha në mesin e tyre në disa qytete në shtetet e jashtme dhe u thojsha se ju jeni ambasadorë të popullit tonë në këto shtete. Nga ju ata mësojnë kush janë shqiptarët, me ju ata bien në kontakt me shqiptarët me sjelljet tuaja konkrete dhe me punën tuaj të zellshme, ju do të fitoni simpatinë e popullatave të atyre shteteve. Ne kemi nevojë që ata të na ndimojnë.
Dhe në fund i thamë faleminderit profesor Anton që patët respektin ndaj nesh dhe gjetët kohë për inervistën tonë, megjithëse jeni në moshë dhe ishit shumë të lodhur.
Me nder qofshi dhe vazhdoni kështu djema.
Të nderuar pjesmarrës duke u bazuar në moton e Nacionalizmës Shqiptare për ta thanë të vërtetën e si moto ishte : « Npaqa shtu ose madhëzue ndoji fjalë mose e gëzofsha idealin tim kombëtarë» solla para jush ne origjinal 100 për qind intervistën që pata nderin ta bëj tash e 20 vjet më parë në shtëpinë e profesor Anton Çetta.
Në fund harresa që i bëri Kosova profesor Anton Çetta dhe propozimi i Shoqatës së Intelektualëve mbarë Shqiptarë Trojet e Arbrit.
Tani e 19 vjet më parë profesor Anton Çetta u nda nga ne. Kosova i bëri një përcjellje madhështore, por si gjithnjë aty këtu-tek ne fatkeqsishtë na u është shpeshtuar sëmundja e harresës. Filluam dhe shumë shpejt e harruam profesor Anton Çetta dhe përkujtimi për ta nuk ishte në nivelin e duhur, ashtu siqë e meriton pajtimtari i kombit shqiptar, profesor Anton Çetta, i cili si një intelektual i rrallë diti t’i bëjë bashkë mbledhjen e folklorit shqiptar dhe pajtimin kombëtar.
Mbledhja e folklorit i kishte afruar mundësinë që të njihej me karakterin burrëror të shqiptarëve anë e kënd viseve etnike shqiptare, ndërsa pajtimi i gjaqeve e shndërroji në legjendë kombëtare, sepse edhe mbas 19 vitesh kombi ynë shqiptar ka nevojë sërish për një pajtim kombëtar si rrugë drejt bashkimit kombëtar.
Në këtë Akademi e bëj publike për herë të parë propozimin e Shoqatës së Intelektualëve mbarë Shqiptarë « Trojet e Arbrit » që Instituti Albanologjik i Prishtinës të emërohet me emrin « Instituti Albanologjik Anton Çetta », ndërsa busti i profesor Antonit, i cili ështëq vyshkur tani e disa vjet në oborrin e skulptorit që e ndërtoji të vendoset në oborrin e Institutit Albanologjik « Anton Çetta » në Prishtinë. Uroj që ky propozimi i yni mos të mbetet në vesh të shurdhër, por të shqyrtohet shumë shpejt nga punëtorët shkencorë të Institutit Albanologjik në Prishtinë, si dhe njëkosisht nga Ministria e Kulturës.
Burrat si profesor Anton Çetta lindin rrallë dhe shkojnë me mall. Ashtu siqë shkoji edhe profesor Anton Çetta me brengën dhe mallin e tij pa e parë lirinë e Kosovës.
Langendorf 07 Qershor 2014