Burrat e zinj të ISIS dhe e ardhmja e tyre – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Burrat e zinj të ISIS dhe e ardhmja e tyre

15:40 | 03/01/2017
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Bota ka marrë pak frymë e lehtësuar nga plani i armëpushimit ruso-turk në ditët e Vitit të Ri për Sirinë, por që nuk e ka penguar duhmën e rëndë të ISIS-it të jetë sërish afër civilizimit. Turqia, viktimë e përhershme e kohëve të fundit, e ka ndjerë goditjen deri në asht, kur ISIS sulmoi bash në ditët e festave. Makthi nuk mbaron këtu. Ekspertët e kishin lajmëruar prej kohësh Stambollin, ashtu si kanë lajmëruar Anglinë për goditje të mundshme me armë kimike (!) dhe Gjermaninë, e cila tashmë goditet rregullisht. Nuk ka orë, që të mos presësh diçka, e cila të ndryshojë rrjedhën lojcake të qetësisë, ndërsa ISIS po vepron hapur për të penguar çdo lloj zhvillimi europian e më gjerë. Kosova është e frikësuar prej një infrastrukture të tërë në territorin e saj, që ka prodhuar realitetin e tyre (lexo 300 militantët e njohur kosovarë pjesëtarë të shtetit të Kalifatit) dhe që ditët e fundit u ushqye me lajmin e kobshëm të kthimit së shumë prej këtyre syresh në vend. Pak orë më vonë, njëri syresh, u arrestua në kufirin kosovaro-shqiptar, duke i dhënë shumë më tepër gjeografi ankthit të përbashkët shqiptar. Por, jo të beftë. Pak ditë më parë, media britanike dha njoftimin e një objektivi të mundshëm të tyre, Ambasadën Ruse në Tiranë, mu në mes të kryeqytetit shqiptar. Kurse pak javë më parë, shërbimet inteligjente të vendeve aleate, ato izraelite, në bashkëpunim me ato shqiptare eliminuan një objektiv të mundshëm që do goditej gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Ajo që të frikëson dhe që tashmë e ndryshon të gjithë perceptimin tonë për luftën ndaj ISIS është se megjithë grushtet që po merr në fushë-betejë shteti i ashtuquajtur i Kalifatit, ekzistenca e tij do të zgjasë edhe “për shumë vite në vijim”, paçka humbjes territoriale pa kthim në Irak dhe Siri.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ekspertët e Sigurisë arrijnë tashmë të diktojnë lehtë pasojat e veprimeve të tyre, por ende shkaqet e ushqimit ideor dhe planet e tyre të së ardhmes. Pra, qysh kur ndodh ndonjë shpërthim ose aksion terrorist, dallohet saktësisht mënyra e veprimit të tyre, aman, askush prej ekspertëve nuk është në gjendje të dallojë se çdo të bëjnë ata në të ardhmen. Që do të thotë se kjo njësi e të keqes do të veprojë ende me taktika të reja të sofistikuara terroriste, kurse propaganda e tyre cinike, por efikase do të rekrutojë sërish militantë apo simpatizantë. Me pak fjalë një trashëgimi e gjatë, që nuk çrrënjoset lehtë.

Për fat të keq mposhtja në fushëbetejë e ISIS-it s’është më fundi i luftës, por fillimi i një tjetre edhe më të sofistikuar, ku Shqipëria duhet ta marrë shumë seriozisht. Deri më sot, vendi ynë duket se ka ndjekur me sukses logjikën e luftës së aleatëve, porse në vend përballet me një sërë vështirësish. Kjo logjikë vlen prej pamundësisë së shtrirjes së autoritetit të Komitetit Mysliman në të gjithë vendin, mosnjohjen e rrënjëve të vërteta që e kanë ushqyer ISIS nga vendi ynë (varfëria e papunësia janë disa nga ushqimet) dhe mbi të gjitha të asaj që do të bëjnë ata në të ardhmen.

“Nuk dihet ende sesi do shkojë fati i tyre dhe sesi po operojnë pas grushtit të fuqishëm që po marrin ngado, porse të gjithë janë në pritje të strategjisë që ata do të përshtasin. Për momentin është herët të thuhet ndonjë gjë, pasi është një periudhë tranzitore për luftën me ISIS”, ka thënë Arjan Dyrmishi, ekspert i Sigurisë Kombëtare, për javanews.al.

Sesi duhet vepruar në këtë periudhë tranzitore do ta tregojë aftësia e strukturave të Sigurisë Kombëtare, kur të përballen direkt me realitetin e ri të ISIS-it, që duhet thënë se tashmë është krejt i ndryshëm, pasi është i padukshëm. Kjo i bën njerëzit e zinj, simbolika vizive e ISIS, të jenë kaq të frikshëm për njerëzit.

/javanews.al/

Etiketa: Arjan DyrmishiBen Andoniburrat e zinjcinikee ardhmjaekspertISISmilitantëSiguria Kombëtaresimpatizantë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Hareja e guximit

Hareja e guximit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com