Disa të burgosur në burgun e Kumanovës, ditën e sotme kanë filluar një revoltë pasi kërkesat e tyre tani 10 ditë nuk janë marrë parasysh nga autoritetet.
Raportohet se të burgosurit, kryesisht nga Shqipëria kanë djegur qelitë në katin e tretë.
Të burgosurve nga Shqipëria që para disa ditëve janë transferuar në burgun e Kumanovës, nuk u lejohet që të dalin në shëtitje gjatë ditës dhe ky është shkaku që ka krijuar revoltë në mesin e tyre, që sot po manifestohet dhunshëm.
Nga policia dhe nga drejtoria e burgjeve nuk ka ende konfirmim zyrtar pasi revolta e tyre po vazhdon ende. Nuk dihet ende nëse gjatë këtyre trazirave ka persona të lënduar.
U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro” –
Interi katranos gjithçka në ndeshjen e kthimit ndaj Bodo Glimt në “San Siro”, teksa u mposht me rezultatin 1 me...






