Një ngjarje e rënde ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qafë Buall, ku një person ka pësuar djegie të rënda pasi makina e tij është përfshirë nga flakët.
Mësohet se personi i lënduar është identifikuar si Shkëlqim Çela rreth 50 vjeç i cili udhëtonte nga Peshkopia drejt Krujës.
Burime nga spitali bëjnë me dije se Çela dyshohet se ka marrë djegie mbi 70 përqind të trupit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarje.