BSH: Çmimet e banesave u rriten me 1.8% në 6-mujor – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BSH: Çmimet e banesave u rriten me 1.8% në 6-mujor

14:40 | 10/10/2019
në Kryesore
0

Banka e Shqipërisë raportoi se çmimet e banesave janë rritur me 1.8 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Banka e nxori këtë konkluzion pas një anketimi me mbi 300 agjenci të pasurive të paluajtshme në të gjithë vendin. Po sipas raportit të Money Val, agjencitë e pasurive të paluajtshme realizojnë vetëm 8 për qind të tregut të shitjeve të pasurive në Shqipëri, teksa 92 për qind e shitjeve realizohen direkt nga kompanitë.

Gjithsesi vrojtimi i BSH tregoi se ritmet e rritjes së çmimeve të raportuara nga agjencitë janë ulur disi këtë vit, teksa oferta për banesa po nxitet nga numri i lartë i lejeve të ndërtimit dhe kërkesa kryesisht nga kredia për shtëpi ndaj individëve. Në publikimin e disa ditëve më parë Banka e Shqipërisë në vrojtimin e Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit referoi se, treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) ra me 4.6 pikë përqindje gjatë tremujorit të tretë.

Niveli më i ulët i treguesit pasqyroi rënien e balancave formuese të TBN-së, aktivitetit ndërtues me 6.3 pikë përqindje dhe kontratave porositëse me 3.0 pikë përqindje. Në kahun rënës rezultoi edhe ecuria e balancave të tjera të treguesit, si gjendja financiare, pritjet për punësimin në të ardhmen dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve ra me 4.1 pikë përqindje kundrejt tremujorit të mëparshëm, duke qëndruar rreth mesatares 62.2%. Me gjithë nivelin e saj mbi normën e shënuar të njëjtin tremujor një vit më parë, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve për tremujorin në analizë rezulton 1.7 pikë përqindje nën mesataren historike të saj.

Aktualisht të dhënat mbi zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme në vendin tonë janë të kufizuara. Vrojtimet sporadike të institucioneve prodhojnë shpesh të dhëna kontradiktore, të cilat shpesh nuk përkojnë më realitetin. INSTAT sakaq ka një projekt për të prodhuar një indeks të posaçëm për çmimet e banesave. Sipas dokumenteve zyrtare të INSTAT pilotimi i këtij indeksi do të prodhohej që nga ky vit.

Ndërsa shqetësimi më i madh i operatorëve kryesorë në treg është se ndërtimet në zonën e Tiranës po bëhen pa studime empirike dhe pa u mbështetur në një analizë se si do të vijojë ecuria e kërkesës në kryeqytet. Operatorët e tregut, që nuk pranojnë të identifikohen, parashikojnë se do të ketë një bllokim të tregut të patundshmërisë në dy apo tre vitet e fundit, nxitur si nga rënia e kërkesës, edhe nga fryrja e çmimeve në raport me fuqinë blerëse në vend.

Janë disa faktorë që pritet të ndikojnë kërkesën e individëve për banesë. Së pari, në vitet e fundit fenomeni i emigracionit është bërë i dukshëm, duke reflektuar pasojat e veta edhe te konsumi. Mjaft industri agro-ushqimore në vend flasin për rënie të shitjeve, për shkak të uljes së konsumit të ushqimeve nga largimi i të rinjve./Monitor

Etiketa: Banka e ShqiperiseÇmimet e banesaveinstat

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Ambasada Amerikane: Ja si ta plotësoni vetë Lotarinë Amerikane DV-2021 (Film)

Ambasada Amerikane: Ja si ta plotësoni vetë Lotarinë Amerikane DV-2021 (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com