Broja sfidon Spanjën: “Dua ta mundim”! Prenga për rikthimin: Jap gjithçka për Shqipërinë” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Broja sfidon Spanjën: “Dua ta mundim”! Prenga për rikthimin: Jap gjithçka për Shqipërinë”

15:03 | 24/03/2022
në Kryesore, Sport
0

Armando Broja dhe Herdi Prenga ishin dyshja e radhës nga Kombëtarja që folën në prag të ndeshjeve kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë. Dy lojtarët e përfaqësueses shqiptare dolën në një konferencë për mediat nga grumbullimi i Kombëtares në Barcelonë. Sulmuesi kuqezi, i cili është njeriu i momentit dhe një nga futbollistët më në formë të Kombëtares, ishte i pari që foli dhe thekson se janë gati. Për Brojën ekipi do të luajë për të marrë një rezultat pozitiv ndaj Spanjës, pavarësisht se luhet ndaj një prej skuadrave më të mira në botë. Gjithashtu, talenti kuqezi ka komentuar edhe situatën me Southampton, rritjen e tij dhe të ardhmen, teksa ka edhe një mesazh për tifozët që e mbështesin aq shumë

Armando Broja – “Jemi gati fizikisht si ekip, e dimë se do të jetë ndeshje e vështirë kundër Spanjës. Grumbullimi po shkon shumë mirë deri, po stërvitemi mirë. Urojmë të fitojmë kundër Spanjës. Kam luajtur kundër dy mbrojtësve të Spanjës, por është ndeshje ndryshe. Do jetë shumë e vështirë nesër, Spanja ka ekip të fortë, por edhe në jemi ekip i mirë. Kemi kualitetin tim si ekip. Po stërvitemi mirë dhe uroj të fitojmë”.

Kalimi nga Holanda në Premier League është një hap i madh: “Jam rritur ma shumë si djalë, kam mësuar më shumë te Southampton. Deri tani po më shkon shumë mirë. Duhet të vazhdoj kështu përpara, të ndihmoj ekipin dhe të luaj më mirë për veten time dhe të shkoj përpara. Ka qenë një kapërcim i mirë, një hap i madh kaloja nga Vitesse te Southampton, është kapërcim i madh nga Holanda në Premier League. Kam besuar te vetja, jam i lumtur për këtë kapërcim. Dua të vazhdoj përpara, e ardhmja do ketë ulje-ngritje, por dua të eci përpara duke u stërvitur mirë dhe fort. Me këmbë në tokë e duke punuar arrihen shumë gjëra”.

Read more

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

 Ne futemi në fushë për të fituar ndeshjet, ndaj kujtdo. Spanja ka ekip të fortë. Kemi ekip të mirë dhe të fortë, nuk kemi frikë asnjë ekip. Do luajmë me taktikat tona dhe shpresoj të fitojmë. Miqësoret janë të mira për të marrë eksperiencë, uroj të fitojmë ndaj Spanjës. Edhe e prisja dhe nuk e prisja ta nisja kaq mirë. E dija se ishte e vështirë në sezonin e parë në Premier League, por kam pasur besim te vetja. E dija se me stërvitje dhe këmbë në tokë do bëja mirë. Shpresoj të vazhdoj përpara.

Tani jam i fokusuar vetëm te Southamptoni, dua ta mbyll mirë sezonin. Dua të fokusohem të vetja dhe ekipi. Jam lojtar i Chelsea, nuk dua të shoh shumë përpara, thjesht dua të vazhdoj të luaj mirë dhe të stërvitem mirë. Të shohim në fund të sezonit.

Faleminderit shumë për mbështetjen tifozëve. Vazhdoni të më mbështesni mua, FSHF-në dhe shpresoj me fitore kundër Spanjës. Kemi një grup shumë të mirë, trajner të mirë. Si grup dhe duke marrë rezultate dhe eksperiencë, mendoj se kemi një shans të mirë të futemi në Europian ose Botëror. Uroj ta arrijmë atë nivel, do ishte një gjë shumë e mirë për Shqipërinë”.

Më tej, fjalën e mori mbrojtësi Herdi Prenga, një nga lojtarët e rikthyer pas një shkëputjeje në Kombëtare e që po kalon një formë mjaft të mirë me klubin në Hungari, duke qenë një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit elitar hungarez me Kisvardas. Prenga uron që të ketë mundësi të luajë në këto dy miqësore, për të shpërblyer edhe besimin e stafit teknik me paraqitjet e tij në fushë.

 

HERDI PRENGA – “Kam qenë në kombëtare para katër vitesh, kur ishte trajner Panuçi. Sigurisht jam i kënaqur që jam sërish me çunat dhe kombëtaren. Falënderoj trajnerin për ftesën, do të jap maksimumin dhe do të mundohem të ndihmoj ekipin. Minutat që kam pasur në Hungari më kanë ndihmuar të jem sërish në kombëtare. Jam paraqitur mirë aty dhe mora ftesën.

 Sigurisht, ata janë lojtarë që luajnë në një nga kampionatet më të fortë në botë, kanë eksperiencë, kualitet dhe mund të mësoj shumë gjëra nga ata. Unë do të jap maksimumin në stërvitje, pastaj e vendos trajneri sa minuta do të më japë ose nuk do të më japë. Të shohim.

 Nuk ka qenë e lehtë. Panuçi dhe Reja kanë pak ndryshime. Atmosfera është shumë e mirë sërish. Stërvitjet janë pak të ndryshme në anën teknike, por secili trajner ka stilin e vet.Me klubin në Hungari ndihem shumë mirë, e kam gjetur veten aty. Ekipi është i mirë dhe rezultatet janë shumë të mira. Kam qenë mirë, në gjysmësezonin e parë isha mbrojtësi më i mirë dhe në formacionin ideal. shpresoj të vazhdoj ashtu dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Duhet pritur fundi i sezonit, unë do të jap më të mirën dhe të shohim çfarë do të ndodhë”.

Etiketa: Armando BrojadeklratefutboollprengasfideSpanje

Të Lidhura

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

nga 27
21:41 | 16/03/2026
0

Një konflikt mes disa personave është parandaluar nga policia dhe forcat Shqiponja të Tiranës. Pesë persona kanë dhunuar dy vëllezër...

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

nga 27
21:31 | 16/03/2026
0

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të bojkotuar seancën...

Para
Banorët e “5 Majit” në protestë tek Kuvendi: Banesat janë prishur me dhunë, nuk kemi firmosur

Banorët e “5 Majit” në protestë tek Kuvendi: Banesat janë prishur me dhunë, nuk kemi firmosur

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026
Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

21:31 | 16/03/2026
Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

21:13 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –
  • Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –
  • Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com