Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Britania e Madhe mbyll ambasadën në Korenë e Veriut

Nga Klodiana 0

Britania e Madhe ka mbyllur ambasadën e saj në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pyongyang, dhe ka urdhëruar stafin të largohet nga vendi.

Sipas mediave të huaja, mbyllja e papritur është e lidhur me kufizimet e coronavirusit në vend, për të cilën Zyra e Jashtme tha se stafi i ambasadës e kishte të pamundur funksionimin e saj atje.

Bëhet e ditur se një numër diplomatësh dhe banorë të huaj u evakuuan nga kryeqyteti i Koresë së Veriut që nga muaji mars.

Një numër burimesh i thanë NK News të mërkurën se diplomatët britanikë u larguan nga Koreja e Veriut, përmes kufirit me Kinën.

Ndërkaq qindra banorë të huaj kanë mbetur në Pyongyang, përfshirë diplomatë nga ambasada suedeze dhe ruse, dhe një numër i vogël i punëtorëve të përfaqësuar nga Gjermania, Zvicra, Franca dhe Italia. /Telegrafi/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej