Bregu për VOA: Kushtet për çeljen e negociatave, këmbanë për të sjellë së bashku forcat politike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bregu për VOA: Kushtet për çeljen e negociatave, këmbanë për të sjellë së bashku forcat politike

19:41 | 24/09/2019
në Shqiperi
0

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu thotë se çelja në tetor e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një vendim i vonuar.

Bregu, intitucioni i së cilës nxit bashkëpunimit mes vendeve të Evropës Juglindore, thotë se një vendim pozitiv nuk do të thotë se vendet anëtare nuk do të kenë mekanizma bllokues të procesit të negociatave, nëse këto dy vende nuk i plotësojnë detyrimet.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës zonja Bregu flet dhe mbi stepjen që ka krijuar tek disa vende të rajonit reforma në drejtësi në Shqipëri si dhe rreth vendimit të gjykatës në rastin e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Zëri i Amerikës: Zonja Bregu në një sondazh të fundit të publikuar nga institucioni juaj që njihet si Barometri i Ballkanit, rezulton se ka një shqetësim të përgjithshëm tek qytetarët që lidhet me korrupsionin, papunësinë apo dhe largimin e njerëzve drej vendeve të zhvilluara. Çfarë ndihme mund të ofroni ju në këtë drejtim?

Majlinda Bregu: Besoj që edhe pasqyrimi i saktë i realitetit është hapi i parë për të ofruar një lloj ndërgjegjësimi dhe pse jo pastaj për t’u kërkuar qeverive, jo vetëm të rajonit, por edhe më gjerë, atyre që janë partnerë në këtë proces, t’i kushtojnë një vëmendje serioze ndryshimit të situatës në rajon. Siç e përmende me të drejtë qytetarët vlerësojnë se tre janë problemet më madhore, papunësia, çështja e korrupsionit apo mosbesimi që ata kanë në sistemin e drejtësisë, në parlamentet dhe në qeveritë e vendeve të tyre për një pjesë të madhe dhe largimi sidomos i të rinjve nga rajoni, që po bëhet alarmant. Por ka një të vërtetë. Ka një ndërgjegjësim në rritje gjithnjë e më të madh se vetëm nëpëmjet një bashkëjetese të mirë dhe krijimi i mundësive për të bashkëpunuar më fort me njëri-tjetrin, për ta prezantuar rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në përgjithësi Evropën Juglindore si një treg të përbashkët, janë rrugë dhe mundësi për të thithur më shumë investime. Sigurisht për të vendosur një marrëdhënie të qëndrueshme ndërmjet vendeve që kanë qenë në konflikt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin dhe për t’u dhënë mundësi të rinjve që të qëndrojnë në vendet e tyre.

Zëri i Amerikës: Zonja Bregu, objektiv i punës suaj është nxitja e zhvillimit rajonal në të mirë të banorëve të komuniteteve ku ata jetojnë. Potencialisht kjo i shërben një qëllimi më të madh sikurse integrimit evropian të këtyre vende. Në mesin e muajit tetor pritet vendimi i Brukselit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. A mendoni se këto vende janë gati për një vendim pozitiv?

Majlinda Bregu: Mendoj se ka kaluar koha kur ne mund të pyesim nëse janë gati Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Negociatat e anëtarësimit, vazhdoj ta them këtë me bindje kudo, duhet të ishin hapur kohë më parë. Edhe për një arsye fare të thjeshtë sepse kontrolli dhe monitorimi i reformave të marra përsipër nga një qeveri është më i lartë në momentin kur çelen negociatat e anëtarësimit. Ka më shumë vëmendje, ka më shumë ritëm të punës në zbatimin e detyrimeve dhe të qasjes me modelin evropian nga administrata publike. Nuk ka stanjacion, ka më pak vend për retorikë dhe fjalë politike sepse në fund të ditës do duhet që të dëshmosh për të hapur një kapitull dhe deri në momentin që ta mbyllësh duhet të dëshmosh rezultate konkrete.

Zëri i Amerikës: Le t’i referohemi rastin të Shqipërisë që është përfshirë nga një krizë politike. Çfarë ndikimi pritet të ketë kjo situatë tek vendimi i BE-së?

Majlinda Bregu: Momenti që çelen negocitat nuk do të thotë se mund të bëhesh vend anëtar i BE-së. Nuk do të thotë as që vendet anëtare nuk kanë një mekanizëm me të cilin nesër ta bllokojnë procesin e negociatave. Pra në rast se nuk arrin që të plotësosh detyrime nesër njëri nga parlamentet e vendeve anëtare apo qeveria e një vendi anëtar, ka të drejtën që të kërkojë bllokimin e procesit të negociatave në rast se nuk shkon mirë. Shqipëria me të vërtetë ka një situatë e cila është shqetësuese dhe ka krijuar një lloj nervozizmi e shqetësimi tek të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë. Por shpresoj shumë që çelja e negociata dhe kushtet për çeljen e negociatave të jenë një këmbanë tjetër e fuqishme, për t’i sjellë forcat politike në të njëjtat ura të bashkëpunimit, që mbase është diçka që duket si fjalë e madhe në Shqipëri sa herë që kemi kriza politike, por rrugë tjetër nuk mund të ketë. Vetëm në rast se axhendat politike do të jenë ato që prevalojnë mbi axhendën kombëtare.

Zëri i Amerikës: Shqipëria po kryen një reformë do të thoja radikale të insitucioneve të saj të drejtësisë. Vetingu ka nxjerrë jashtë sistemit një numër të madh gjyqtarësh e prokurorësh, që shoqërua dhe me vakum në këto institucione. Maqedonia e Veriut nga ana tjetër është ende në hapat fillestare të reformës në drejtësi. Megjithatë kjo shuar shqetësimin publik mbi korrupsionin dhe nuk shihet ndonjë prirje për rikthim të besimit të fortë tek drejtësia. Ku qëndron problemi?

Majlinda Bregu: E para unë nuk pres dhe nuk besoj se askush ka pritur që reforma në drejtësi në Shqipëri, e cila nisi me ndryshimin e kuadrit ligjor, të kishte rezultate për të kthyer besimin tek drejtësia brenda dy viteve. Ajo që mund të them është se tronditja që solli miratimi i reformës në drejtësi në Shqipëri dhe procesi i vetingut, po aq sa dhe vakumi i krijuar në drejtësi, ku nuk ka Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese, ku procesi i vetingut herë pas here po vonon ngritjen e institucioneve për faktin se një pjesë e mirë e gjyqtarëve e prokurorëve nuk po kalojnë dot barrën e provës nëse mund ta quajmë kështu, ka krijuar një lloj stepjeje tek vendet e tjera të rajonit. Pra reforma në drejtësi shihet si një nga ato reforma në të cilat duke patur parasysh edhe çfarë po ndodh në Shqipëri, ku sistemi i drejtësisë pothuajse në një farë mase po boshatisët, disa vende në rajon e kanë të vështirë të pranojnë t’i hyjnë e të jenë pjesë e një ushtrimi të tillë.

Zëri i Amerikës: Zonja Bregu ndërsa flasim mbi këtë çështje po ju pyes rreth një zhvillimi të fundit. A dha drejtësi gjykata në rastin e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri?

Majlinda Bregu: E para e kam të pamundur të komentoj për zhvillimet e brendshme për vendet që bien brenda mandatit të institucionit që drejtoj. E dyta nuk di nëse kjo mund të konsiderohet përgjigje ndaj pyetjes, por di që 72 për qind e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor janë të pakënaqur me mënyrën sesi zbatohet drejtësia në vendet e tyre. Dhe që vendimet e gjykatave apo çështjet e ngritura nga prokuroria deri në vendimin final të mos jenë befasuese si për të pandehurin, si për publikun, si për politikanët ashtu edhe për partnerët, ne kemi absolutisht nevojë për të pasur një sistem drejtësie i cili të funksionojë dhe të jetë tërësisht i pavarur. Nuk do të jetë e lehtë edhe për shumë vite për të mbërritur aty ku duam të jemi. Sikurse nuk do të jetë e lehtë edhe për të trajtuar çështjet që sot janë akumuluar dhe presin në dyert e gjykatave. Por ajo çka unë mund të them sot është që rrugë tjetër nuk ka. Unë nuk di sa kohë do të marrë vendosja e një sistemi drejtësie dhe kthimi në hallka të besueshmërisë, por rrugë tjetër nuk ka.

/Zeri i Amerikes/

Etiketa: Majlinda BreguSekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit RajonalZeri i Amerikes

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
CDU-CSU vendos çeljen e negociatave me kushte/ Balla në Gjermani: Vendim historik

CDU-CSU vendos çeljen e negociatave me kushte/ Balla në Gjermani: Vendim historik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com