Brazili fiton për herë të parë në histori medaljen e artë në një Olimpiadë. Këtë gjë e bën në shtëpinë e tyre, përpara 75 mijë spektatorëve në Marakana.
Pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Me golat e shënuar nga Neymar dhe Meyer me skuadrat përkatëse.
Seria e 11-metërshave përfundoi 6-5 për Brazilin, me penalltinë deçizive të shënuar nga Neymar. Ylli i Barcelonës shpërtheu në lot dhe i gjithë vendi nisi festën që e priste prej shumë vitesh. Mjafton të mendosh se në 8 edicionet e fundit të Lojrave Olimpike, Brazili ka humbur 3 finale dhe 2 herë ka arritur deri në gjysmëfinale.
Por, pas përfundimit të ndeshjes, Neymar ka habitur duke deklaruar: “Na kanë kritikuar shumë, por u përgjigjëm me futboll. Është një nga momentet më të bukura të jetës sime. Kam folur me familjen dhe kam vendosur nga sot, nuk dua më që të jem kapiteni i Brazilit”, theksoi sulmuesi 24-vjeçar.