Braho-t, stalinët që po e fshijnë Shqipërinë nga hartat e botës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Braho-t, stalinët që po e fshijnë Shqipërinë nga hartat e botës

19:25 | 03/04/2019
në Kryesore
0

Read more

“”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Nga Gazmend Kapllani

Po lexoja një intervistë të Spartak Brahos, një stalinisti që në një vend me drejtësi normale duhet të ishte jashtë jetës politike. Thoshte ndër të tjera që partizanët e shpëtuan Shqipërinë. Sepse Braho vjen nga familje dëshmorësh dhe i bie gjoksit. Meqë nostalgjia për periudhën e Enverit vesh shpesh uniformën e partizanit; meqë ka dhe të tjerë që vijnë nga familje dëshmorësh, si familja ime por që vuajtën shumë edhe nga banda kriminale e Stalinistëve; dua të bëj pyetjen: nga çfarë gjëje e shpëtuan Shqipërinë partizanët? Gjërmanët do iknin e shumta në Maj 1945 përderisa, për fatin e mirë të njerëzimit, humbën luftën. Shqipëria nuk mund te akuzohej as per kolaboracionizëm me Gjermanët nga momenti që Mit’hat Frashëri dhe Mehdi Frashëri dhe qeveria kukull kërkoi që Shqipëria të ishte asnjanëse dhe vuri dy kushte ndaj Gjermanëve, të cilët në momentin që pushtuan Shqipërinë kishin filluar të merrnin porropinë: Shqipëria nuk do çonte ushtarë në front të luftonin përkrah Gjermanëve dhe nuk do dorëzonte Hebrejtë që kishin gjetur strehë në Shqipëri. Më e mundshmja do ishte që pas ikjes së Gjermanëve, pa një prani të bolshevikëve, Shqipëria do kishte kaluar me Perëndimin (Balli Kombëtar nuk i ndërpreu asnjëherë lidhjet me Britanikët dhe Amerikanët). Stalini ishte krejt mospërfillës për fatin e Shqipërisë (madje siç thonë dokumentet në Jaltë e para harroi që Shqipëria ekzistonte; e dyta u çudit që në Shqipëri kishte bolshevikë). Ishte presioni i Titos (i cili e shihte Shqipërinë si pjesë të Jugosllavise) dhe imponimi i pushtetit me terror nga ana e bandës së Enverit që bëri Stalinin t’u kërkoj Britanikëve dhe Amerikanëve që Shqipëria të kalojë në kampin Rus. Edhe atëherë Britanikët dhe sidomos Amerikanët nuk ranë dakort. Fatkeqësisht për fatin e Shqipërisë dështuan në përpjekjet e tyre për të përmbysur bandën e Enverit.
Ne nuk e dimë se si do kishte qenë Shqipëria nëse Amerikanët kishin arritur ta tërhiqnin Shqipërinë në Perëndim. Ndoshta diçka si Greqia, me regjime autoritare dhe të korruptuara. Ndoshta diçka si Banana Republic, me mbret Zogun që iku natën n’Prrill 1939, pasi vodhi floririn e shtetit. Në çdo rast pa luftën e partizanëve as integriteti i Shqipërisë nuk do ishte rrezikuar: përveç Gjermanisë asnjë lloj tjetër ndryshimi kufijsh nuk ndodhi në Europë. Ndodhën spastrime etnike dhe pogrome pas mbarimit të luftës (si ajo e Suditëve Gjermanë në Çekosllovaki, të mbijetuarve Hebrejë në Poloni apo e Çamëve në Greqi); por ndryshime kufijsh nuk ndodhën. Sidoqoftë, ne dimë çfare u bë në Shqipëri pasi mori pushtetin banda e Brahove (sepse fundi i fundit lufta e partizanëve, mes tyre shumë njerëz të ndershëm dhe patriotë, u bë që të marrin pushtetin dhe të imponojnë terror Enveret dhe gjithë lukunia e sadistëve rreth tij). Shqipëria e tyre ishte një çmendinë terrori, jashtë kohës dhe hapësirës së botës. Një vend gjithë burgje, spiunë, bunkerë, tallone, të internuar, një kapriçio e një prej diktatorëve më paranojakë që ka njohur historia bashkëkohore e Europës. Një vend që u fshi edhe nga hartat e botës, një popull i kyçur për gjysëm shekulli si në kopësht zoologjik. Vendi i nje krimi të tmerrshëm që nuk u ndëshkua kurrë…

Etiketa: Balli Kombëtarçamëfati i shqiperiselufta e partizaneveStalinitito

Të Lidhura

“”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –

“”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –

nga 27
16:54 | 13/05/2026
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një reagim të gjatë në rrjetet sociale ka deklaruar se në gjyqin...

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

nga 27
16:30 | 13/05/2026
0

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë vendimin e ri për çmimet tavan të karburanteve në vend. Sipas njoftimit...

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

nga 27
15:32 | 13/05/2026
0

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar një tronditje të paprecedentë të furnizimit në...

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

nga 27
15:24 | 13/05/2026
0

Emri i Granit Pepnikaj është rikthyer sërish në vëmendjen e autoriteteve, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me hetimet mbi...

Para
Rezultat i ngushtë në çerekfinalen ndaj Teutës/ Triumfon Kukësi

Rezultat i ngushtë në çerekfinalen ndaj Teutës/ Triumfon Kukësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –

“”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –

16:54 | 13/05/2026
Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

16:30 | 13/05/2026
Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

15:32 | 13/05/2026
Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

15:24 | 13/05/2026
Po e rishikoj të ardhmen time këtu –

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

15:12 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • “”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –
  • Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –
  • Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –
  • Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –
  • Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –
  • Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –
  • Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com