Ish-kryeministri grek, Lucas Papademos , është plagosur nga një shpërthim me bombë në automjetin e tij.
Mediat greke raportojnë se Papademos ka mbetur i plagosur nga shpërthimi që ka ndodhur në rrugën “3 Setembriu” në Athinë.
Shpërthimi ka ardhur nga brenda makinës së Papademos, gjithashtu policia greke njofton se i plagosur ka mbetur edhe shoferi i ish-kryeministrit.