Pasditen e sotme tanket ruse kanë bombarduar fshatrat shqiptare që janë rreth Odesës në Ukrainë. Siç shihet edhe në videon duken me qindra njerëz në rrugë të cilët kanë braktisur banesat e tyre pas bombardimeve dhe po tentojnë të largohen nga zonat ku jetojnë.
Shqiptarët që jetojnë në Ukrainë kanë rrëfyer në media përjetimet e tyre të luftës. Lufta ka bërë që edhe shumë prej shqiptarëve të Odeses të largohen nga Ukraina në drejtim të Polonisë dhe Rumanisë, nga frika e bombardimeve.