Boci viziton gjimnazin “Sami Frashëri”, dëmtimet në dëshmojnë korrupsionin e thellë të Bashkisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Boci viziton gjimnazin “Sami Frashëri”, dëmtimet në dëshmojnë korrupsionin e thellë të Bashkisë

16:35 | 23/12/2019
në Shqiperi
0

Gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë I cili ka pësuar dëmtime të shumta nga tërmeti i 26 Nëntorit ështe vizituar ditën e sotshme nga ish-deputeti I PD Luciano Boci.

Boci thekson se dëmtimet në godinën e gjimnazin dëshmojnë korrupsionin në Bashkitë Tiranë, ai gjithashtu ka publikuar një koment në rrjetet e tij sociale.

“Dëmtimet e rënda nga tërmeti në Gjimnazin Sami Frashëri edhe pas restaurimit pak muaj më parë, dëshmojnë korrupsionin e thellë të Bashkisë së Tiranës.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Rindërtimi me urgjencë është një krim korruptiv ndërtimor që po përpiqet të fshihet, pa transparencë, pa dokumentacion, çertifikim, kolaudim dhe as projekt inxhinierik”, shkruan Boci.

DEKLARATË LUÇIANO BOÇI, NGA GJIMNAZI SAMI FRASHËRI

Pushteti lokal dhe pushteti qëndror i ka bërë nxënësve të shkollës Sami Frashëri, situatën e shihni vetë, e keni në pamjet tuaja. Sikurse ka braktisur këta nxënës, kështu ka braktisur me qindra të tjerë nxënës në zona të tjera të prekura nga tërmeti, në shkollat e dëmtuara ku ende nuk është vënë dorë dhe nuk ka inspektim të plotë të dëmeve. Po kështu janë braktisur me mijëra qytetarë sot të lënë mes katër rrugëve, në mes të shiut dhe në udhëkryqin e fatit të tyre të mbrapshtë pa asnjë mbështetje nga kjo qeverisje.

Siç e shihni, shkollës i është vënë dryni. Në fakt duhej t’i ishte vënë shiriti i vendit të krimit, ky është një krim korruptiv ndërtimor që po përpiqet të fshihet në të gjitha format dhe mënyrat madje edhe shkarkimi i drejtoreshës militante është bërë për këtë arsye. Të mos harrojmë se kjo shkollë është rikonstruktuar para një viti me një bujë të madhe, me tam-tame dhe me zhurmë, ku vetë kryetari i Bashkisë ka garantuar nxënësit dhe prindërit për sigurinë e ambienteve.

Por situata mbrapa flet ndryshe. Nuk ka pasur dhe nuk ka siguri, as për nxënësit dhe as për prindërit.

Madje mungon edhe transparenca për të gjitha dokumentat që duhet të paraqesë Bashkia e Tiranës për çertifikimin, kolaudimin, për projektin inxhinierik dhe të drejtën e ndërhyrjeve në elementë mbështetës kryesorë të ndërtesës e cila sot është e rrënuar, e dëmtuar dhe e pafrekuentuar nga nxënësit dhe mësuesit.

Ju e pasqyroni, fasada e propagandës nuk mund të mbulohet sepse realiteti është ulëritës dhe nuk e mbulon as Rama me ecejaket dhe batutat e tij, me talljet që i bën qytetarëve dhe mësuesve, nuk e mbulon as Veliaj që fshihet pas gishtit të propagandës. Në vend që të fshihet pas gishtit së propagandës do ta ftoja të vinte këtu, t’u japë përgjigje pyetjeve që kush mban përgjegjësi në shkollën Sami Frashëri që gjoja është rikonstruktuar.

Kush mban përgjegjësi për shkollat e dëmtuara në Tiranë, Emin Duraku, Petro Nini etj, dhe të japë përgjigje pyetjes se si u procedua për të nxjerrë firmën fituese që bën rikonstruksionin, t’i japë përgjigje pyetjes, sa para janë harxhuar për rikonstruksion dhe të japë përgjigje pyetjes, se a mban Bashkia përgjegjësi për situatën e shkaktuar në këtë shkollë dhe shkolla të tjera.

Këtë duhet të bëjë Kryetari i Bashkisë dhe jo të përpiqet të mbulojë gjurmët e krimit korruptiv dhe ndërtimor që kemi pas nesh. Boll me propagandë, përgjegjësitë le ti marrin ata që kanë kryer krimin, kanë bërë korrupsionin dhe të japin llogari përpara qytetarëve.

Etiketa: gjimnazi “Sami Frashëri”korrupsionLuciano Boci

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Skandal/ Qytetari denoncon komisionerin e dehur, “Flas unë me Tërmetin”

Skandal/ Qytetari denoncon komisionerin e dehur, "Flas unë me Tërmetin"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndryshon orari i derbit Partizani–Tirana në ‘Air Albania’, shkak bëhet Vllaznia –

Të gjithë “sy e veshë” nga derbi Tirana-Partizani, java e 33-të e Superiores premton spektakël –

14:50 | 23/04/2026
U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar –

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar –

14:08 | 23/04/2026
“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt –

“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt –

14:02 | 23/04/2026
Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht –

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira –

13:56 | 23/04/2026
Do të shënoj gol –

Vjen ofertë e majme nga Evropa për Muçin, zbulohet plani i Trabzonspor për futbollistin e Kombëtares –

13:50 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Të gjithë “sy e veshë” nga derbi Tirana-Partizani, java e 33-të e Superiores premton spektakël –
  • U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar –
  • “Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt –
  • E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira –
  • Vjen ofertë e majme nga Evropa për Muçin, zbulohet plani i Trabzonspor për futbollistin e Kombëtares –
  • Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të gjithë “sy e veshë” nga derbi Tirana-Partizani, java e 33-të e Superiores premton spektakël –
  • U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com