Protesta e opozitës përmes bllokimit të rrugëve në të gjithë vendin, ka bërë jehonë në një pjesë të madhe të mediave ndërkombëtare si Reuters, Washington Post, New York Times, Fox News, etj.
“Mbështetës të Partisë Demokratike në Shqipëri kanë bllokuar për një orë disa rrugë të vendit duke përshkallëzuar protestën 2 mujore që kërkon krijimin e një qeverie teknike për zgjedhjet e 18 qershorit”- shkruan Reuters.
Në të njëjtën linjë me mediat e tjera të huaja, prestigjiozja Reuters shton: “Kreu i PD, Lulzim Basha iu bashkua mbështetësve ndërsa u ul këmbëkryq në një nga pikat kryesore të trafikut duke vlerësuar sjelljen paqësore të protestuesve”.